Sonte në Pallatin e Brigadave Tiranë u bë ceremonia e hapjes së Samitit të Diasporës Shqiptare, ku po marrin pjesë rreth njëmijë mërgimtarë nga më se 40 shtete , thuaja se nga të gjitha kontinentet.
Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati
Tiranë, 18 nëntor: Në fakt, siç u tha në këtë samit, në te po marrin pjesë shqiptarë, të cilët përfaqësojnë diasporën në mbarë botën. Samiti, ka arrit të tubojë personalitete të politikës shqiptare nga të gjitha trevat, por edhe diplomatë të huaj.
Me këtë rast, Kryeministri Edi Rama, që është edhe organizator, theksoi se samiti duhet të shërbejë për të shkëmbyer ide për të ardhmen dhe për brezat e rinj. Ai përkujtoi se: “Në këtë takim duhet të vendosim si mund të bashkojmë fuqinë e ëndrrave, ideve dhe parave, për ta bërë më të fortë Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Më tej Rama tha se :“ Shqipëria pa diasporën është e cunguar dhe jo e plotë. Ne nuk kemi një projekt të bërë gati, nuk duam që samiti të jetë një teatër dhe në fund fare të gjithë të largohen pa lënë pas gjurmën e përvojës tuaj…”
E veçanta tjetër ishte se për herë të parë në kryeqytetin shqiptar takoheshim mërgimtarë profilesh të ndryshme, nga shumë vende të botës që kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme, duke shfrytëzuar kushtet dhe eksperiencat e vendeve ku jetojnë. Samiti ishte një takim afrie, vëllazërie dhe njohje për këmbimin e përvojave të mërgimtarëve nga fushë veprimtari të ndryshme
Gjatë dy ditëve të ardhshme nëpër seksione do të trajtohen tema të ndryshme me të cilat preokupohet mërgata jonë e madhe në shumë vende të botës. si Samiti që po zhvillohet për herë te parë ka arrit ti tubojë bashkë shqiptarët që jetojnë jashtë në mënyrë që gjatë dy ditëve të ardhme të ndajnë edhe eksperiencat e fituara në shtetet ku jetojnë.






















































