Është koha e fundit për një Marrëveshje të sigurimeve sociale me Kosovën
Sot në mënegjes në sesionin e radhës të Parlamentit të Zvicrës, deputeteja nacionale nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Barbyra Gysi dorëzoi një interpelancë për Qeverinë Federale të Zvicrës me anë të së cilës kërkon zgjidhje sam ë të shpejtë për Marrëveshjen ndërshtetërore mbi Sigrurimet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës.
Kur do të arrihet Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore me Kosovën?
Nga 1 prilli i vitit 2010 për pensionistët e Kosovës, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe e kalojnë moshën e pensionit të pleqërisë në vendlindje, është krijuar një gjendje e padrejtë, pasi Zvicra nuk vijon të zbatojë Marrëveshjen e trashëguar për Sigurimet Shoqërore të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën. Pensionet që janë vendosur nga kjo datë kohore nuk vijojnë të paguhen në Kosovë. Pensionistëve të prekur iu është hequr baza ekzistenciale e mbijetesës në moshëne pleqërisë, gjendje kjo që shkakton probleme elementare dhe është e paqëndrueshme e pakuptueshme.
Tek ne ka pasur intervenime të ndryshme me qëllim të zbatimit të mëtejmë të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me ish Jugosllavinë, apo fillimin e bisedimeve për një Marrëveshje të re bashkë me një zgjidhje të ndërmjetme deri në negocimin e të resë. Qeveria federale justifikonte këtë gjendje te paqëndrueshme me mos përmbushje të kushteve nga shteti i Kosovës. Në ndërkohë qeveria e ka Kosovës ndërmarrë disa hapa. Çështjet e hapura janë adresuar, regjistri civil është mundësuar të ofrohet në bazë të dyfishtë, si dhe legjislacioni i sigurimeve shoqërore për një Marrëveshje është iniciuar. Pastaj ka ndodhur edhe një takim mes ministrave të të dyja vendeve.
Në fillim të këtij viti është instaluar një qeveri e re në Kosovë dhe ka ndodhur edhe ndërrimi në Ministrinë për Mirëqenie Sociale. Edhe qeveria e re në ndërkohë është përgjigjur në pyetjet tjera shtesë.
Unë lus qeverisë federale të përgjigjet në pyetjet vijuese:
- Si është gjendja aktuale në ndërlidhje me Marrëveshjen ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore Zvicër- Kosovë?
- A ka edhe parakushte tjera, të cilat ende duhet plotësuar?
- A mundet të plotësoi Kosova kushtet tjera për një Marrëveshje të re të Sigurimeve Shoqërore?
- Kur do të fillojnë bisedimet për një Marrëveshje të re për Sigurimet Shoqërore dhe kur mund të llogarisim me zbatimin e një Marrëveshjeje ne fjalë?
- A është e mundshme instalimi i një zgjedhje të përkohshme kompromisi, deri në kohën kur të gjejë zbatimin Marrëveshjes e re?
Osman Osmani, nënkryetar i migranteve/ëve të Partisë Socilademokrate të Zvicrës



















