Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër – shpall:
K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent(e) Administrativ(e)/recepsionit(e)
Vendet e punës: Ambasada e Kosovës ne Zvicër
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 31 janar 2014 – 14 shkurt 2014
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e Ambasadorit. I caktuari në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:
- Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
- Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procedimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;
- Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore;
- Përgjigje telefonike dhe mirëmbajtja e agjendës së terminëve të shërbimit konsullor;
- Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt;
- Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore;
- Procedimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme;
- Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
- Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
- Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
- Të ketë njohuri të gjuhës gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe gjuha angleze;
- Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
- Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të intervistuar.
– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);
– Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; Ambasada e Kosoves, Amthausgasse 3, 3011 Bern
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.



















