Sot është 22 vjetori i rënies së ushtarit Luan Haradinaj, i cili ra heroikisht në njërën prej betejave të para të UCK-së, kundër forcave kriminele serbe, në maj të vitit 1997. Luan Haradinaj bashkë me luftëtarë të tjerë të UCK-së, kishin arritur në fshatin Larë, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, ku edhe bien në një pritë të ushtrisë jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar.
Ai vritet në këtë betejë, ku u plagosën edhe shumë luftëtarë, në mesin e të cilëve edhe vëllau Ramush Haradinaj, Fehmi Lladrovci e Rafet Rama. Trupi i Luanit pushoi në Vlanë deri në clirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.
Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.



















