Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, besimtarë të fesë islame që jetojnë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Liechtenstein-it, për Festën e Fitër Bajramit, u shpreh urimet më të mira duke ju dëshirua që të kaloni çaste të lumtura në familje, me të afërm dhe gjithë njerëzit që u rrethojnë.

Fitër Bajrami (Bajrami i Madh), vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët thelluan besimin, disciplinës shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame.

Përgëzojmë dhe urojmë që fryma e kultivimit të vlerave që na kanë bashkuar dhe na bashkojnë, të rriten edhe më shumë në mesin tonë, ashtu siç kemi bërë dhe bëjmë për çdo ditë, duke manifestuar me besim të plotë tolerancë e mirëkuptim, për të mirën e vetvetes, të familjes, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni si dhe për të mirën e Shtetit të Kosovës. Kështu, le të dëshmohet çdo ditë ky shembull paqeje, përparimi dhe harmonie që ju e kultivoni edhe midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze në shoqëritë e zhvilluara ku jetoni dhe veproni.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

Bernë, më 04 korrik 2016