Sot janë bërë 20 vjet që nga rënia heroike e dëshmorit Xhemajl Fetahaj, i cili kishte rënë dëshmor më 31 maj të vitit 1999, në luftimet që po zhvilloheshin në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare.
Xhemajl Fetahaj kishte lindur në vitin 1963 në Raushiq të Pejës, ndërsa ishte luftëtar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe atdhetar i shquar i cështjes kombëtare. Ai ra heroikisht, për të mos vdekur kurrë. Heroizmi i tij është shembull i gjeneratave të reja për Kosovën.