20 vjet nga bombardimet e Nato-s mbi forcat serbe

Sot u bënë 20 vjetë që nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, që erdhi si vendim i bazuar në gjenocidin që po ushtrohej mbi popullin shqiptarë.

24 marsi i vitit 1999, ishte sa shpresëdhënës aq edhe i kobshëm për shqiptarët. Natën e 23 marsit 1999, ishte gjenerali amerikan Wesley Clarke, ai që u nis për të dhënë urdhërin e marrë nga Sekrettari i Përgjithshëm i NATTO-s në atë kohë Javier Solava për të nisur sulmet ajrore ndaj ushtrisë serbe.

Ai pati thënë që kishin shterur të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën në Kosovë, mirëpo pasiqë këtë nuk e kishin arritur, atëherë e vetmja zgjidhje kishtte mbetur inicimi i sulmeve ajrore, sepse nuk mund të lejonin që njerëz të pafajshëm të vriteshin nga forcat ushtarake serbe. Madje ata njëzëri e shihnin të nevojshëm këtë intervenim, për ta parandaluar tragjedinë humane që po ndodhtte në Kosovë.

Më shumë se 400 aeroplanë të aleatëve dhe shumë anije që bartnin me dhjetëra raketa ishin në dispozicion të NATO-s, ku sulmet u vendos të ushtroheshin mbi bazat ushtarake serbe, në mënyrë që ta dobësonin atë. Sulmet nisën rreth orës 20h, ndërsa krismat e bombardimeve të para u pritën me shpresë dhe gëzim nga popullata, të cilët filluan të mendonin se ndoshta luftës po i vije fundi. Por, fatkeqësisht ndodhi e kundërta. Përgjatë 78 ditëve sa zgjatën sulmet ajrore, popullata civile që kishte mbetur në Kosovë, pësoi rëndë, ku mbi ta u bënë me dhjetëra masakra, u masakruan fëmijë, pleq e gra nga ushtarët serb në shenjë hakmarrjeje për sulmet e NATO-s. Bombardimet përfunduan pas 78 ditësh me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, që u nënshkrua më 9 qershor 1999, e që parashihte tërheqjenn e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e misionit paqeruajtës ndërkombëtar.

Por, edhepse kanë kaluar 20 vjetë, plagët e popullit mbeten akoma të freskëta, si pasojë e luftës së ashpër që u zhvillua dhe dëmeve të mëdha që iu shkaktuan shqipttarëve. Një numër i madh mbetën të vrarë e të masakruar, shumë të tjerë të plagosur e të lënduar, shumë gra mbetën të përdhunuara, ndërsa shumë të tjerë i zhdukën, për fatin e të cilëve akoma as sot nuk dijmë asgjë.