18 vjetori i sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit në SHBA

58

Mbarë bota, por në vecanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot përkujtojnë 18-të vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit të vitit 2001.

Më 11 shtator të vitit 2001, SHBA u mbulua nga pluhuri i sulmit dhe shembjes, me c’rast shumë veta u pranë e shumë të tjerë u plagosën. Po këtë ditë një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani, rrëzuan kullat binake me një sulm vetvrasës me aeroplana.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Në 18-vjetorin e kësaj ngjarje, Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, do të zbulojë obeliskun kushtuar viktimave të 11 shtatorit.

Kurse Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të organizojë disa aktivitete të cilat fillojnë nga ora 08:15 deri në ora 11:45. /KP/