Violinistët e vegjël shqiptarë që ekzekutojnë edhe klasikët botërorë!

Në punën time prej gazetari e kronisti, asnjëherë nuk kam ndijë gëzim më të madh sesa kur në skenë kanë dalë fëmijët tanë me instrumente muzikore, sidomos violinistët e vegjël, sepse unë edhe kur i mbusha të 20-tatë në Normalen e Ferizajt, në orën e muzikës nuk dija si të kapej violina, pasi deri më atë kohë as që kisha pa nga afër një instrument të tillë.

Foto e teksti: Rexhep Rifati

Ndaj edhe kur në pleqëri mu dha rasti në Cyrih e Sarandë të takojë dy violinistë të vegjël , dy virtuoz të vërtetë, mbeta më se i mahnitur në lojën e tyre me ditar. Ishte pikërisht dhjetori i vitit 2016, kur në Sarandë e Ksamil, pash një vogëlush që la pa frymë publikun artdashës në dy ngjarje të rëndësishme kulturore të kësaj ane.

Kur sheh e dëgjon nga afër me violinë Martinin 8-vjeçar, nuk ke se si të mos ndjehesh edhe në moshë më i përtërirë ! Aq më parë kur mëson se ai vazhdon traditën e stërgjyshit të tij në muzikë.

Nga babai i Martinit, Genti Xuxi, mësuam se familja Xuxi nga Saranda, tash katër breza ka traditë violinën. Vet kryefamiljarit i kësaj familje,  Genti Xuxi, mësues violine në Qendrën Kulturore të fëmijëve në Sarandë tregon se si: “Lidhja jonë me muzikën, e sidomos violinën vjen për 4 breza në familjen tonë. Gjyshi im, Anastas Xuxi, ishte mësues muzike dhe matematike. Ka qenë nxënës i muzikantit Kristo Kono dhe bashkënxënës i studiuesit të folklorit Ramadan Sokoli në Shkodër. Babai im Kostaq Xuxi gjithashtu mësues muzike për gjithë jetën dhe luan në disa instrumente. Unë kam mbaruar shkollën e muzikës për violine dhe tani punoj si mësues violine ne Qendrën Kulturore te fëmijëve Sarandë. Te dy djemtë e mi Anastasi 14 vjeç dhe Martini 8 vjeç luajnë në violinë në çdo aktivitet artistik qe zhvillohet në Sarandë”.

Ngjashëm si Martini edhe vogëlushja Eliza Pintolli, që jeton në Zvicër në moshë shumë të vogël filloi të lozë në violinë, më parë në Slloveni ku jetonte me prindërit e saj e më vonë në Zvicër, duke qenë pjesa më atraktive e shumë manifestimeve shqiptare dhe jo vetëm të tyre.

Një vogëlushe kjo simpatike dhe shumë e talentuar e cila në saje të kujdesit dhe motivimit nga prindërit e saj arriti të fitojë shumë shpejtë simpatinë dhe dashurinë e mërgimtarëve tanë në Zvicër që patën rastin të shikojnë se ç` mrekulli bënë e me gishtërinjtë e saj të vegjël në violinë, si një virtuoze e vërtetë. Gjithsesi kjo edhe do të bëhrt një e tillë në të ardhmen e afërme.

Eliza ngjashëm si në filmin “Elisa në botën e  çudirave”, edhe Eliza jonë, pra si një virtuoze e vërtetë edhe në lozje me violinë e edhe në jetë është përplot fantazi e magji.  Sepse Eliza, jo vetëm që na i zbukuroi festat, por edhe na e kënaqi shpirtin me lojën e saj të mrekullueshme në violinë, madje edhe duke i pri Himnit tonë kombëtar me korinë femrave “Lyra” në Cyrih. .

Në një manifestim në Cyrih ajo tërhoqi vëmendjen edhe të xhezistes sonë të mirënjohur Elina Duni, ndaj edhe ju shkrepa një foto të përbashkët pasi i bashkon përafërsisht, jo vetëm prirja dhe talenti, por edhe emri, vetëm me një shkronjë ndryshim:  ELINA-ELIZA. Pra, vetëm një shkronjë i dallon emrat e tyre, por i bashkon një gjenialitet që afirmon qenien tonë kulturore shqiptare në Zvicër. E para- ELIZA DUNI, këngëtare e shquar xhazi, me një akademi muzikore në Bernë dhe me prezantime të denja në skenat prestigjioze evropiane dhe e dyta ELIZA PINTOLLI, një gjeni i llojit të vet për moshën e saj fëmijërore, por e madhe, si virtuoze në violinë.
Në Zvicër janë edhe dy shqiptarë janë violina e para të orkestrave simfonike: Tedi Papavrami në Gjenevë dhe Kladi Sahatçi në Cyrih, ndaj edhe shpresojmë që këtë traditë ta vazhdojnë edhe Eliza Pintolli dhe Martin Xuxi. Shumë suksese këtyre dhe shumë violinistëve tjerë të vegjël që nesër të bëhen të mëdhenj edhe para botës!