“Vallja 2019” në Çifti të Kalabrisë një manifestim kulmor arbëreshësh

Gjatë qëndrimit treditorë, meqë rast vizitove rreth dhjetë katunde arbëreshe, si dhe mora pjesë në manifestimin tradicional “Vallja 2019” , kur dhjetëra trupa artistike përmes këngëve e valleve kujtuan edhe njëherë njërën nga fitoret më të mëdha të kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati (Ekskluzive: prointegra,ch )

Frasnitë, 24 Prill 2019

Nga 20-24 Prill 2019 qëndrova në Kalabri në mesin e vëllezërve tanë arbëresh, ku vizitova rreth dhjetë katunde i shoqëruar nga Sherif Dakaj kryetar i Ansamblit “Rinia” të Shpreitenbahut në Zvicër.

Vizitën e filluamamm në katundin e lashtë Shën Benediti (Ita. San Bendetti Ullano), ku na u bë një pritje shumë e përzemërte vëllazërore të cilën e kishte organizuar trupa artistike “Kreshnikët e lirisë” në krye me njërën nga valltaret brilante Paola Napolitano. Anëtaret e kësaj trupe artistike kishin dalë për të na pritur të veshur me kostume kombëtare dhe na shoqëruan përgjatë tërë rrugëve të fshatit, për të vizituar objektet kulturore dhe të kultit që kanë një histori shumë të lashtë.

Në pritje gjithashtu ishte edhe kryetarja e këtij lokaliteti, por edhe shumë të moshuar, që e thirrnin njëri tjetrin me telefon për të dalë e për t`u çmallë qoftë me biseda apo edhe këngë të vjetra arbëreshe. Ishte vërtetë kjo një atmosferë që do të mbahet mend gjatë. Madje vajzat e këtij katundi, të veshura me kostume arbëreshe kishin gatuar edhe disa torte, kështu që mbrëmja kaloi në një atmosferë të pa përshkruar.

Ndërsa Sherif Dakaj , kryetari i Ansamblit “Rinia” nga Zvicra ia dhuroi “Kreshnikëve të lirisë” një palë kostume kombëtare kosovare, ndërsa unë u dhurova dy libra të mija, por edhe këtu na dhuruan një libër me foto të vjetra për historinë e këtij katundi mbi 6 shekullor, ku arbëreshët ndër të parët erdhën nga trojet e të parëve.

Manifestim “Vallja 2019”, një traditë disa shekullore

“Vallja 2019” padyshim se është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore vjetore në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë, ngase, të martën e parë të prillit kur është festa e pashkëve ortodoksë të ritit bizantin arbëresh ndërlidhet edhe me fitoren e madhe të Skenderbeut kundrejt Ballaban Pashës, e që kjo ngjarje shënohet në Çifti të Kalabrisë përmes daljes në shesh nga dhjetëra gupe artistike , që krijojnë në spektakël të veçantë me veshjen e tyre të vjetër, sidomos atë të femrave të ruajtur që nga stërgjyshet e tyre.

Ndaj edhe dje ishte ngjashëm, kur grepet artistike zbriten në shesh duke kënduar e vallëzuar dhe duke krijuar një ambient impozant nën vargmalet e Pulinit.

Me këtë rast nuk luheshin e këndoheshin vetëm këngët e vjetra arbëreshe por edhe këngë ma të reja nga trojet e ndryshme shqiptare ndërto edhe ato nga Kosovë.

Në këtë ngjarja kulturore kishin ardh mysafir të shumtë nga vise të ndryshme, si nga Kosova e Shqipëria ashtu edhe diaspora, mjaft nga ta edhe nga Zvicra.

Në Frasnitë, kulmuan vallet e hershme arbëreshe

Po pasditen e 23 Prillit 2019 edhe në katundin e njohur arbëresh Frasnta që ka dhënë emra të njohur të kulturës dhe artit shqiptar, të vegjël e të mëdhenjë defiluan për disa orë rreshtë me këngë e valle të hershme traadicionale arbëreshe që më shumë se çdo kund tjetër ruajn origjinalitetit. Për të përcjellë këtë festë tradicionale në krye të kolonës kishte dalë edhe njëri nga personalitetet më të shquara arbëreshe, At Antonio Bellusci, tek i cili po ashtu na u bë një pritje shumë e përzemërte e ku isha në shoqërim edhe me disa nga mërgimtarët tanë në Zvicër, për çka do të raportoj më vonë.

Në Mbuzatin e Jul Varibobës festa kulmoi me trupa artistike

Dje paradite përherë të parë isha edhe në vendlindjen e poetit tonë të madh Jul Variboba, busti i të cilit gjendet në njërin nga sheshet e Mbuzatit( It: San Giorgio Albanese në qendër para godinës së komunës ndodhet busti i Skënderbeit.

Mesha e pashkëve krahas me lutje u përcoll edhe me këngë të trupës artistike “Shpirti arbëresh”  veshur me kostume kombëtare, ndërsa në rrugë një band muzikore me dhjetëra instrumente ishte po ashtu pjesë e programit festiv.

Po ashtu me Sherif Dakajn vizituam edhe disa katunde të tjera arbëreshe ndër të cilat edhe Makin (Maqi) e De Radës, por për këtë të tjera në ditën në vazhdim në portalin tonë proinegra;