„Troshat“  dhe «Kaçakët» e Çun Lajçit nesër në Langenthal të Zvicrës

Mesa duket ky shtator dhe vjeshta përgjithësisht do të jetë e begatë me promovime librash të porsabotuar. Kështu dita e nesërme (e shtunë) 17.9.2022 prej orës 15:00 deri në 16:30, do ti kushtohet promovimit të dy veprave të fundit shkrimtarit dhe aktorit tonë të mirënjohur Çun Lajçit  edhe atë: „Troshat“ dhe „Kaçakët“, të cilat tashmë kanë zgjuar interesim e publikut libërdashës.

Promovimi do të mbahet në Ristorante Pizzeria Pinocchio, Spitalgasse 18, 4900 Langenthal (te Naim Maksuti), ku edhe më parë Lajçi ka promovuar librat e tij të mëparshme.

Ju ftojmë të vini në këtë ngjarje të rrallë kulturore dhe të bashkëbisedoni me artistin/autorin e 15 veprave letrare, ndërsa që hyrja është falas, thuhet në njoftimin që na e dërgoi Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe njëherësh organizator i këtij promovimi.

Sa për njoftim Çun Lajçit me veprat e tij do të jetë i pranishëm edhe në panairin e librit ne Uster të Zvicrës, që mbahet më 18 Shtator, ku po ashtu mund të blihen librat e tij dhe të autorëve të tjerë.

(Shkrimit ia bashkangjita edhe dy foto nga promovimet e mëhershme të Çun Lajçit në Zvicër)