Në këtë edicion të 22- tinë me radhë, të hapur dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë , me karakter ndër-rajonal, brenda 100 pavijoneve po marrin pjesë botues, shkrimtarë e vizitues të shumtë, adhurues të librit shqip
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Sot përmes një udhëtimi të organizuar nga drejtoria e kulturës së Komunës së Ferizajt , bëmë një vizitë në Panairin e 22 të Librit “Tirana 2019”, i cili u hap dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite, ku pos 6-7 të rinjve nga lëmit e ndryshme të kulturës ishte edhe kolegu im nga Radio “Zëri i Kosovës” nga Kopenhaga, Ibrahim Xhemajli, si dhe shoku i im i pandashëm gjatë udhëtimeve në trojet shqiptare, Jakup Reka, me banim në Shkup, patëm rastin që të vizitojmë stendat, ku mbi 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi gjatë 5 ditëve të këtij panairi kanë ekspozuar botimet e tyre.
Si edhe në vitet e mëparshme edhe në këtë viti nuk mungonin as botuesit nga Kosova, ndonëse mesa pamë munguan edhe mjaft shtëpi botuese që nuk kishin sjell botimet e tyre më të reja. të cilët do të kenë mundësi për promovim të botimeve të tyre.
Kënaqësi e veçantë ishte se pos botuesve takuam edhe shkrimtarë, koleg e miq ndër ta edhe Besnik Mustafajn, Agron Isa Gjidenë, Mujë Buçpapën e të tjerë.
Përndryshe ky panair do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ndërsa 16 nëntor 2019, ora 12:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve të panairit.







































