Shtegtime nëpër Interlaken magjepse, përgjatë Alpeve zvicerane

Gjatë një vizite në qytetin e Interlakes me rrethinë, pash që jo vetëm bukuritë mahnitëse natyrore, por edhe pune palodhshme njerëzore, ku nuk mungojnë as bashkatdhetarët tanë. Ndaj edhe me këtë rast paara se fjalëve po u jap hapësirë fotove që realizova

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Meqë Interlaken ishte nga qytetet me rrethinë që më së paku e njihja, dje i bëra një vizitë, duke u mahnitë me pamjet që afron natyre dhe punën e madhe që kanë bërë njerëzit, që e kanë bërë qytetin me rrethinë aq turistik, sa të vizitohet nga katër anët e botës. Pata rastin të bëjë me qindra foto për natyrën e mrekullueshme , por edhe për njerëzit që “fluturojnë” nga lartësitë me fluturaket e tyre karakteristike, duke tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, Nga atje kur dikur bashkëkombësja jonë, Elena Gjika (Dora De Istria ), që ishte femrat e parë, që si alpiniste ishte ngjit në majën e Mönch, në lartësi prej 4107 metrash, maje kjo qe edhe dje ishte e tëra e mbuluar me borë, tash mbi te fluturonte vetëm ndonjë helikopter e më poshtë njerëzit me fluturake.

Po shqiptarët ku qëndrojnë në këtë mjedis, edhe at janë thuaja se kudo. Por në këtë rast vetëm disa nga ata që takova për disa orë: I pari ishte inxhinieri i diplomuar i ndërtimtarisë, Gani Demi, me prejardhje nga një fshat i Kamenicës, përndryshe një veprimtarë prej dekadash për çështjen shqiptare. Më pastaj takova mërgimtarin Kristijan Gjokaj nga një fshat i Gjakovës, që ka restorantin në rrugën kryesore dhe ku punon me të shoqen.

Por në rrugën kryesore, para derës së barnatores së tij, takojmë mjekun e vjetër në pension që kaherë i ka kaluar të 90-tatë, Dr. G. Bichsel, i cili siç mësuam gjatë luftës ka ofruar barna të shumta për nevoja të popullatës shqiptare në Kosovë. Po në fund të kësaj rruge edhe një bashkatdhetar tjetër, Haxhet Kida me prejardhje nga Cërmjani i Gjakovës, që ka gjithashtu një lokal me emërtimin Maestro Grill.

Me një fjalë filluar nga stacioni hekurudhor, ku një shqiptar kishte një lokal të vogël pijesh e deri në fund të rrugës, hasëm në disa lokale që drejtohen nga mërgimtarët tanë. Çdo takim me bashkatdhetarët tanë sikur më jep krah dhe përtërijnë, veçmas kur shoh sesi ata bëjnë punë tejet të mundimshme, pa shikua as orarin e punës, vetëm e vetëm që të fitojnë bukën me nderë për familjen e tyre.

Ndaj edhe pse mos të përkujtojmë se Zvicra, pos që është vend i mrekullive natyrore, është dhe vend i mundësive të mëdha, natyrisht i atyre që kanë ide dhe që e donë e bëjnë punë.

Përndryshe për mua ky nuk ishte vetëm udhëtim relaksimi por edhe inspirimi për vizita tjera të kësaj natyre në shtetin helvetik. Aq më parë, kur Zvicra është shteti që më strehoi kur kisha më së shumti nevojë për te, duke më krijuar kushte solide për më se dy dekada. Ndaj edhe nuk do të doja të jem bukëpërmbys e të mos vizitoj e shkruaj edhe për bukuritë e saj natyrore dhe resurset e saj njerëzore, të këtij vendi sa zhvillimor aq edhe shumë-kulturor.