“Shtatë vëllezër e shtatë motra” sërish në Cyrih

Kësaj radhe libri i shkrimtares zvicerane, Elisabeth Kaestli, “7 vëllezër, 7 motra – një familje kosovare nëpër botë” u organizua dhe u promovua në Qendrën e Kulturës së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, nga radhët e së lexuan edhe tre nga anëtarët e saj

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Shkrimtarja zvicerane, Elisabeth Kaestli, nuk është e panjohur për lexuesit shqiptarë, pasi që deri më tash ka promovua tri vepra që kanë tematikë Kosovën, gjegjësisht qytetarët me prejardhje nga Kosova, pavarësisht se ku ata jetojnë. Ndër librat e kësaj autore që ka bërë bujë së fundmi edhe para publikut zviceran është libri “7 Brüder,7 Schwestern – eine kosovarische Familie in der welt”, që po është përkthyer edhe në shqip, e që deri më tash ka pas disa promovime në Zvicër e Kosovë, në disa nga qytetet më të mëdha.

Ndërkaq, promovimi që u organizua kësaj të diele, më 25 tetor në Qendrën Kulturore në Zvicër në bashkëpunim me SHKSHZ, ishte i dyti me radhë brenda një viti vetëm në qytetin e Cyrihut. Ne promovimin e librit “7 vëllezër, 7 motra – një familje kosovare nëpër botë, në lokalitetet e kësaj qendre, në prani të autores, Elisabeth Kaestli, si dhe përkthesës Ajtene Xhemaili, por edhe të njërit nga personazhet e librit që jeton në Zvicër, Remzi Rekës.

Që në fillim të pranishmit në këtë promovim, të pranishmëve drejtuesja e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani dhe konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Salih Sefa u shprehën mirëseardhje. Ndërsa që konsulli Sefaj falënderoj autoren Kaestli edhe për tematikën që ka trajtuar në këtë libër monografik kushtuar një familje të madhe, që në brendi ngërthen edhe fatin e shumë familjeve që u katandisur nëpër botë për shkak të gjendjes së rëndë nga okupimit serb në Kosovë. Konsulli Sefa vlerësoi lartë edhe angazhimin e zonjës Shukrije Ramadani për organizimet gjithnjë e më të shpeshta të kësaj natyre.

Siç mësohet nga përmbajtja e librit, ai shpalos rrëfimet e vëllezërve e motrave Reka, të cilët flasin për jetën e tyre rurale dhe vullnetin e madh për një të ardhme më të mirë, si dhe për emigrimin dhe krijimin e jetës në një vend të huaj, nisur edhe nga fakti se ata të shpërndarë jeton në disa shtete dhe flasin po ashtu disa nga gjuhët e huaja, varësisht nga vendi ku jetojnë. Paraprakisht gjatë këtij promovimi, përkthyesja Ajtene Asllani-Xhemajli, ka lexuar fragmente nga libri i përkthyer në shqip, vetëm 10 muaj pasi libri ishte botuar në gjermanisht. Ndërkaq krijuesit shqiptarë në Zvicër, Miradije Maliqi, Bujar Salihu dhe Rehana Doko, anëtarë të Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, këtë promovim e përmbushëm me leximin e punimeve të tyre letrare.

Ndërkaq, si edhe më parë autorja, Elisabeth Kaestli, ka shpjeguar sesi vite më parë derisa udhëtonte prej Kaçanikut për në Prishtinë, kishte parë në një familje në qytetin lindor të Kosovës, ku shumica nga 14 vëllezërit dhe motrat e familjes Reka ishin mbledhur gjatë pushimeve verore në vendlindje dhe se fëmijët e tyre komunikonin në shumë gjuhë, pasi që anëtarët e familjes ishin shpërndarë nëpër botë.

“Mendova që familja Reka reflekton historinë e Kosovës nga vitet ‘60 e deri sot, ku shtypja politike e varfëria ndikojnë që shumë njerëz ta braktisin familjen e tyre”, pat deklaruar zonja Kaestli gjatë promovimit të librit , në Prishtinë, ku edhe mora pjesë në atë promovim të parë në Kosovë, pak ditë pas përkthimit të librit në shqip. Do theksuar se zonja Kaestli e flet mirë edhe shqipen, pasi për disa vite ka jetuar në Kosovë. Ajo për herë të parë kishte shkuar në Kosovë si gazetare më 1998.

„Atë vit kam kuptuar se 11 nga vëllezërit dhe motrat kanë braktisur Kosovën dhe jetojnë në shtatë shtete. Atë verë ishin mbledhur shumë anëtarë të familjes Reka që jetojnë jashtë Kosovës. Në këtë takim të këndshëm fëmijët flisnin gjermanisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht e shqip”, ka thënë Kaestli. Për t’i hedhur në letër rrëfimet e secilit ajo kishte vizituar anëtaret e familjes kaçanikase në Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani e Danimarkë.
“Kam dëgjuar rrëfimet për vitet e vështira për frikën, dhembjen, por edhe për solidaritetin, guximin dhe dashurinë“, ishte njëri nga vlerësimet e kësaj autore zvicerane që aq shumë është mishëruar me jetën e një familje të madhe kosovare të në dy anët e Atlantikut.