„SHOQATA STUDIO ARTISTIKE FENIX“ NË WINTERTHUR TË ZVICRËS
Me 9 prill 2026
Ne Kryesia dhe Anëtarësia e „Shoqatës Studio Artistike Fenix“ me seli në qytetin e Winterthurit në Zvicër, shprehim përkrahjen, solidaritetin dhe mbështetjen tonë, për studentët e universiteteve në gjuhën shqipe në Maqedoni, që me 6 prill 2026 demonstruan në rrugët e Shkupit, për mbrojtjen e statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Duke pasur parasysh se shqiptarët në Maqedoni e përbëjnë 30% të popullsisë së vendit, ne urojm që shqiptarët në Kushtetutën e Maqedonisë të definohen si popull shtet formues, kurse gjuha shqipe të definohet si gjuhë zyrtare.
„Shoqata Studio Artistike Fenix“ do të jetë gjithnjë në anën e përpjekjeve tuaja për realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.
Llogaritni në përkrahjen ton jo vetë morale por edhe në forma tjera.
Përshëndetje vëllazërore nga Kryesia dhe Anëtarësia e „Shoqatës Studio Artistike Fenix“ me seli në Winterthur.
Për Kryesinë e Shoqatës:
Petrit Bytyqi



















