“Shkolla Shqipe” – Zvicër – Njoftim për Aplikim

Njoftim për Aplikim

Për inkuadrimin e mësueseve të rinj në procesin e mësimdhënies të gjuhës shqipe

 

Të nderuar kolegë/e,

Nisur nga fakti i kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, në këto kantone: Baselland, Schwyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Schaffhausen, Appenzel, Tessin, dhe Zyrih. Tek ky i fundit do të hapen me dhjetra klasa të reja.

  1. Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:
  1. Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  2. Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
  3. Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në insitucionet arsimore. Përparësi kanë mësuësit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.

 

  1. Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:
  • Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
  • Diploma (Kopje)
  • Vërtetimet e përvojës së punës
  • Lejeqëndrimi në Zvicër
  • Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)
  1. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
    1. Në adresën postare: Oberlandstrasse70, 8610 Uster, “Shkolla Shqipe” në Zvicër,

Ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF

  1. Në adresën     elektronike     (e-mail)    të Koordinatorit    të                    “Shkollës  Shqipe”:

vaxhid_sejdiu@hotmail.com

 

  1. Afati i Aplikimit është i hapur nga data 10 korrik deri më 15 gusht 2021