( Nga dje (1 shkurt 2025) për 100 ditë rresht përmes 100 kapitujve me mbi 1.000 foto autoktone trojeve tona etnike nga libri im tregjuhësor: «Shtegtimet e një gazetari». Edhe në portalin tonë: prointegra.ch )
Foto e tekstet: R. Rifati
Kur viziton qytetet më të mëdha antike në Shqipëri, të duket se ke prek në lashtësi dhe bashkëjeton me mileniumet e mëhershme. Nga ato qytete që kam vizituar përzgjodha tri nga to:
Durrësin, që është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, , me mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë në vend.
Apoloninë, ndër qytetet më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
Butrinti, që ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, mbi një kodër në gadishullin e Ksamilit, përkundrejt ishullit të Korfuzit, i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s. Në qershor 1961 u shpall qytet muze dhe vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit, ndërsa nga viti 1992 mbrohet nga UNESCO-ja.
- Durrësi
- Apolonia
- Apoloni, turistë gjerman
- Butrinti, amfiteatri
- Tërheqës edhe për shumë turistë të huaj
- Interesant edhe për mbesën time, Sarën
- Më 1979 me Ansamblin “Kastriotët” nga Ferizaj në Butrint
- Më 2016 me Pegasi Albania në Butrint