Ky jubile u shënua me pjesëmarrjen e disa grupeve artistike nga Zvicra e Gjermania si dhe të disa këngëtarëve eminent të estradës shqiptare
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Në pesëvjetorin e themelimit të Qendrës Shqiptare për Kulturë e Integrim, në Kreuzlingen, në sallën Dreispitzhalle u mbajt një koncert solid kushtuar këtij përvjetori. Me këtë rast, një fjalë rasti e mbajti njëri nga bashkë drejtuesit e kësaj qendre, Tomë Berisha Pasi përshëndeti të pranishmit, konsullin e republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, drejtuesen e Qendrës së Kulturës së Kosovës, në Cyrih dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare, ai i bëri një vështrim aktivitetit të deritashëm.
Duke e bërë një bilanc të aktivitetit pesëvjeçar, Berisha ai përmendi se kjo qendër është bërë një vatër kulture be integrimi jo vetëm për këtë pjesë të Zvicrës , por edhe për mërgimtarët tanë në disa lokalitetet të Gjermanisë e të Austrisë, që gjenden në afërsi me Kreuzlingenin. Ndaj edhe me këtë rast përmendi si pjesëmarrëse në program edhe shoqatën simotër për kulturë e integrim “Rinia “ nga Singeni” , me të cilën zhvillohet një bashkëpunim i ngushtë prej vitesh. Ndërkaq sa i përket shoqatave simotra në Zvicër, Berisha veçoi edhe Ansamblin “Vatra” të Bylahit” dhe “Diellin” e Amriswilit. Organizatori gjithashtu falënderoj edhe disa donatorë, kryesisht firma me pronar shqiptar që ndihmojnë mbijetesën e Qendrës në Kreuzlingen. Në këtë koncert festiv ishte edhe njëri nga tre bashkëthemeluesit e kësaj qendre, Ahmet Asani.
Më pastaj Berisha veçoi angazhimin e drejtuesit artistik të kësaj qendre, mjeshtrit të baletit Rrustem Selca , i cili ne saje të një pune të vetëmohuese arriti të formojë dhe të konsolidojë edhe një grup artistik të këngëve dhe valleve . Ndërkaq vet qendra ishte vend ushtrimesh edhe i grupeve të instrumentistëve të ri, si dhe vend organizimi i orëve letrare, promovimit të librave dhe të organizimit edhe ekspozitave individuale e kolektive të artistëve pamor, nga Zvicra e Gjermania, por edhe nga Kosova. Gjithashtu janë shfaq edhe pjesë teatrore dhe janë organizuar edhe manifestime shoqërore, në kuadër të datave të rëndësishme. Në kuadër të Qendrës Shqiptare për Kulturë e Integrim, në Kreuzlingen vepron edhe shoqata e gruas , apo edhe ndonjë organizim sportiv, por edhe mësim plotësues ne disa nga lëndët shkollore. Nder aktivitetet qe e dallojnë këtë qendër janë edhe mbi 20 e sa organizime familjare.
Me pastaj të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përshëndetëse iu drejtuan edhe konsulli i Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu , drejtuesja e qendrës së Kulturës Shukrije Ramadani dhe imami i xhamisë së Kruzlingenit Rejhan Neziri, të cilët vlerësuan punën e kësaj qendre për komunitetin tonë. Aq më parë që në këtë pjesë të Zvicrës jetojnë shqiptarë thuaja se nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Programi artistik në kuadër të këtij jubileu përbëhej prej disa pikave artistike të realizuara nga grupi artistik “Besa”, që vepron me shumë sukses në kuadër të QSHKI në Kreuzlingen, e që drejtohet nga Rrustem Selca, pastaj Grupi “Rinia” nga Singeni , Shkolla shqipe Kreuzlingen, si dhe Ansambli “Vatra”, Bylah. Sa i përket grupeve teatrore kësaj radhe merrte pjesë me një solointerpretim aktori Adem Kicaj dhe dy nga anëtaret me aktiv të grupit “Aktrimi* të Cyrihut, me aktorët Ramadan Morina e Avdi Amidi.
Me të përfunduar të programit të grupeve artistike, programi në sallë vazhdoi me këngëtar të estradës shqiptare, ku për të pranishmit kënduan: Arif Vladi, Mentor Selimaj, Teuta Selimi , Valon Islamaj e tjerë. Marrë në përgjithësi kjo mbrëmje ishte një festë e vërtetë për këtë mjedis ku jeton një numër i madh shqiptarësh, ndonëse pjesëmarrja nuk ishte ajo që është e pritur, pasisë një pjesë e bashkatdhetarëve ishte orientuar në përcjelljen e ndeshjeve sportive. ( Me këtë rast po japim disa imazhe nga ky koncert festivë-jubilar)


































