( Apo: Një popullsi me origjinë Ilirë Hundëza në Pakistanin e sotëm)
Ishte viti 1991, kur së bashku me At Antonio Belluscin takojmë inxhinierin Ernesto Skura. Ishte mik e tij dhe shpesh shkruante tek revista “Lidhja” e themeluar nga At Bellusci. Atë ditë folëm disi mbi udhëtimet e tij dhe u përqëndruam në një artikull që ai e kishte shkruar po tek Revisté rreth viteve 1980. Flitet për një popullsi me origjinë Ilirë Hundëza në Pakistanin e sotëm.
Ernesto Scura\ Skura, sot i ka kaluar të 90- tat. Ai ka lindur në Coriliano\ Koriliano, Kalabri, me origjinë prindër arbëresh nga Vaccarizo-s \ Kalabri, dhe ka qenë frekuentues në seminaret e gjuhës shqipe në Prishtinë, dhe si rrjedhojë është edhe njohës i gjuhës shqipe.
Gjashtëqind kilometra në veri të Islamabadit, në zemër të maleve të mëdha Karakorum gjenden edhe iliro shqiptarët të Afganistanit, Hundëzakët. Lugina e madhe e Hunzës, në kufirin pakistanez me Kinën, duket se noton në qiell, një amfiteatër guri i ruajtur nga roje gjigante më shumë se 7000 metra i lartë. Në mes të këtyre gjigantëve të shkëmbinjve dhe borës jetojnë malësorë të fortë dhe jetëgjatë. Në anën e pjerrët të shpateve gjiganteve të thepisura me dëborë, janë kasollet prej balte të vendosura si gurët e një forte përgjatë mureve me ngjyrë kanelle të luginës.
Mbi 50,000 Hunza kanë sy blu
50,000 Hunza kanë sy blu, jeshilë ose gri dhe flokë që variojnë nga e verdha e misrit në e zeza jetojnë në këto shtëpiza që ngjajnë prej qerpiçi . Disa djem gjithashtu kanë flokë të kuqërremtë dhe pikalosha në fytyrë.
Por edhe më tej në male, ka një fis tjetër, Kalashët, po edhe këta ngjashmëria me paraardhësit e supozuar evropianë dhe flitet për një popull ilir.
Këto territore zonë plot pisha, lisa, arra. Lumenjtë e fryrë nga ujërat dhe shkarkimi i borës së himalajeve. Ekzistenca e tyre është një enigmë antropologjike, një mrekulli mbijetese në një mjedis ekstrem dhe shembulli i vetëm i rezistencës, por edhe fitimtare etnike kundër planeve të teokracisë ushtarako-fetare që sundon Pakistanin.
Pakistani ka 97 për qind myslimanë (mysliman do të thotë besimtar) dhe vetëm 3 për qind populli kafira\ kalesh .Midis tyre janë Parsi, të mbijetuarit e fundit të komunitetit të fuqishëm Zoroastrian; dhe katolikët, por Kafirët Kalash e shpallin veten „ushtarët e fundit të Aleksandërtit të madh“.
Në vitin 1913 Karfistani \ Kaleshi i cili deri atëherë kishte qenë i pavarur, i kalon Afganistanit dhe me mijëra njerëz të Kafirit nuk u konvertuan në islam, kjo popullsi e “Kafir” u quajtën „të pafe“, dhe është një nga bashkësitë më të vogla dhe më luftarake në tokë.
Gratë visheshin me të zeza, shkak se ndenjën jashtë kufijëve, të tokës së tyre dhe kanë ruajtur kostumin e lashtë kombëtar, si identite dhe ai kostum është ai i Buskalive; karakteristika e tyre se ritualet e tyre nuk janë religjiz, por venerojnë natyrën. Venerojnë dean mbrojtes të familjes, të ferilitetit dhe bollëkut.
Në tempullin e tyre tek porta në të dy anët është vendosur nga një kokëdhie me brinjë të mëdha. Ata festojnë ditën e Diellit, ekuinoksin e pranverës. Ceremonitë e vdekjes ishin të shoqëruar me banket dhe pas një viti në varret e tyre vendosej një statujë në lartësinë natyrale.Një prej tyre e gjejmë në Peshawar i sjellë nga një antropolog i Firences Fosco Marainin i cili i vizitoi në 1950. Nëse personi që kishte ndërruar jetë kishte një funksin në grup atij statuja i bëhej si kalorës mbi kalë.
Veshja e tyre është me lesh të zi dhe mbajnë në kokë një tip pompon një llojë kapuçi me xhufkë që është shumë e rëndësishme për to.
Gratë kalashe janë të famshme për veshjet e tyre tradicionale të quajtura kameez, fustane të gjata të zeza të zbukuruara me qëndisje shumëngjyrëshe dhe të veshura së bashku me kapele me rruaza të njohura si shushut. Këto veshje jo vetëm që shprehin identitetin kulturor të kallashit, por janë edhe një shenjë e statusit shoqëror. Mjeshtëria e Buskalve përfshin gjithashtu një shumëllojshmëri objektesh të punuar me dorë, të tilla si bizhuteri me rruaza, shporta të endura dhe instrumente muzikore, të cilat tregojnë histori dhe mite.
Buskali i luginave Hindu, nuk u nënshtruan nga padronët e tyre, jetonin në një pozitë gjeografike shumë të thyer dhe të pavarur. Vështirë të penetrosh në këto zona, ku vegjetacioni i dendur i ndihmonte ata të jenë të pavarur. Provuan kolonializmin edhe anglezët, por nuk ia dolën dot
Bumburet, që është kryeqendra e tyre, është favorizuar nga një fushë pjellore që quhet Balta.
Gjuha e tyre është Burushask, që do të thotë gjuhë burrash.
Shtëpitë njëra mbi tjetrën që çatia shërbente si oborr për tjetrën i bënte atë ndërtim si tempuj.
Ishin mjeshtër të ndërtimit. Në këngët e tyre epike del në pah ky popull që krijoi zanat magjike e burra biondë malësorë me sy blu. Ky popull është përdorues edhe i punës së gurit. Shtëpitë e tyre i quajnë Kala. Përdorin kodin zakonor si rregullator i grupit të tyre. I ngjashëm me ligjet e Kanunit. Kjo popullsi merret me bujqësi. Ata janë kultivues i hardhisë gjë që është e rrallë ndër popullatat e tjera të Afganistanit, dhe duke pirë verë në stilin antik të ushtarëve të Aleksandrit që përzjenin verën me uji , pra të përzier me ujë, e kremtojnë rite e vaizat e bukura kërcejnë njësoj si Bakanti.
Kur vizitoni Kafiristanin ju josheni nga bukuria e grave kafire. Të buzëqeshin, dhe nuk kanë vello, janë të lira. Për t’u bërë më të bukur ata veshin rroba me ngjyra, mbajnë një mbulesë koke në formë guacke. Makjazhi i tyre është i bukur, sytë i lyejnë me kajal të zi dhe salcë të kuq, ose bëjnë një grim; pluhur i zi i bërë, nga bri dhie të bluar.
Kur kërcejnë iu ngjajnë atyre deave dhe ninfave. Të ndezur nga gjëmimi i daulleve rrotullohen trupi lëviz dhe tronditet nga një dridhje e shenjtë të cilën kafirët e quajnë umbulu.
Është një kërcim që simbolizon lëvizjen rrotulluese të planetëve për të “rikrijuar” rendin dhe harmoninë. Është „zjarri që digjet dhe dielli po lind përsëri“- spjegojnë buskalët.
Fëmijët, fillojnë të shtypin rrushin në vaska prej kallaji. Më pas puna përfundohet nga vëllezërit më të mëdhenj. Mushti ruhet deri në dhjetor për dehjen rituale të festës së solsticit: një lloj Krishtlindjeje. Hardhia rritet duke u ngjitur pas arrave dhe rrushi piqet në lartësi marramendëse. Kultivimi i këtij rrushi alpin. Vera që për çdo mysliman të mirë është një drogë sakrilegjioze, për Kafirët është një ambrozi që i ofrohet Balumainit, një Dionis, i cili kthehet në Kafiristan.
Në fund të dimrit. Për të arritur në tre luginat e Kafirëve në dimër, duhet të fluturoni në aeroplanët me helikë që lidhin Peshawarin me Chitral. Stuhitë e borës zhytin Qafën Logorai, duke i izoluar nga bota.. Në ekuinoksin e pranverës Buskalët përgatiten shishao (bukë të mbushura me arra dhe të pjekura nga djem të virgjër) dhe kuturuli (ëmbëlsirat në formën e organeve gjenitale femërore), të cilat i ofrohen Kushumait, perëndeshës së fushave dhe pjellorisë.
Vendi më i shenjtë është vendi më i egër dhe zoti i solsticit zgjedh të ulet çdo vit në një grup shkëmbinjsh antropomorfikë atje. Çdo kryefamiljar sjell një dhi për kurban. Dhia do të flijohet kur trupi i saj dridhet nga të dridhurat: një shenjë se hyjnia pushton viktimën.
Kush i ka parë gratë Kafira\ Kalesha ka flokë bjonde, sy blu, lëkurë të zbehtë dhe një hundë aquiline. Në dorë mbajnë një flaut kallami që është simboli i Panit, perëndisë ilire të barinjve. Një instrument që për një moment ritualizon një të kaluar shumë të largët.
Shtëpitë e kallashit janë të rrënjosura në shpatin e malit dhe janë bërë me baltë, trungje dhe qindra pllaka guri të vendosura fort në shtresa. Gratë ulen para dyerve, në diellin e mëngjesit, duke tjerrë leshin e dhisë, ndërsa vajzat e vogla mbajnë lule ngjyrë ari të mbledhura nëpër livadhe. Të gjithë veshin rroba të qëndisura vetë dhe mbulesa koke që varen në njërën anë si mane.
„Babai i perëndive dhe njerëzve për Kalashin quhet Di-Zau. Në panteonin pellazg babai i perëndive është Dias-Zeus. Zoti Apollo dhe perëndia Kalash Balumain kanë të njëjtat simbole: diellin, dritën, kali dhe korbi.“
Ky popull dhe ambienti i tij frymézoi James Hilton për të shkruar veprén e tij Orizzonte të humbura. Historia e tyre fillon katër mijë vjet më parë me shpërnguljet e popujve indo-arianë nëpër luginat e Oxus (Amu Darja). Atdheu i lashtë i kafirëve ndoshta mund të ishte vendosur midis oazeve të harlisura të Turkestanit të sotëm ose midis kullotave dhe pyjeve që rrethojnë Detin Kaspik. I vizitova për herë të parë tridhjetë vjet më parë. Atëherë nuk kishte turistë. Kishte vetëm shtigje aventureske nëpër gryka dhe përrenj që më kthenin në “një ishull të lashtë njerëzish, gjërash, idesh, zakonesh që i kanë mbijetuar rrëshqitjeve të kohës”. Në një tokë paqeje që kishte magjepsur Fosco Marainin, shkrimtar dhe antropolog, autor i librit Paganët e fundit (ed. RED) në 1959.
Kipling e vendosi romanin e tij „Njeriu që do të ishte mbret“, atje dhe „vizionari“ rus Gurdjieff kujton takimin e tij me „kërkuesit e së vërtetës“ të Hindukushit në ditarët e tij të udhëtimit.
Ndërsa hipitë e viteve 70 e shihnin mikrokozmosin kafir si modelin e një komuniteti ideal. Sot edhe Kafiristani është një tokë e shkelur nga rrugët ushtarake me një lloj „dogane“ që të detyron të paguash një tarifë hyrjeje për të hyrë e për t’i parë, si në një muze apo një kopsht zoologjik. Pyjet e bukura me pisha dhe dëllinjë, të përdorura si gjueti dhe pyje, u konfiskuan nga qeveria dhe dyshemetë e luginës u shitën kolonëve pakistanezë që pushtuan tokat. Të ardhurit e rinj përdoren si një mur njerëzor për të frenuar valën e afganëve që ikin nëpër luginat e Kafirit.
Fshatrat mbeten ashtu siç ishin qindra vjet më parë. Të mbledhur rreth tempujve – Jesta Khans – ku nderohet Jesta, energjia e nënës që ruan botën. Tempulli i Kafirëve është – një kozmogram – dhe një „makinë e kohës“. Në ditët me diell, një fije drite bie nga çatia e shpuar, e diafraguar nga trarët spirale të mbivendosura. Është një orë diellore e komplikuar: në ditën e solsticit të dimrit rrezja e dritës puth statujën e Jesta-s dhe bën që festivali i madh Chaumos të shpërthejë. Gjeomancia kafire u jep vendeve më të larta një atmosferë fuqie dhe shenjtërie. Kështu, luginat janë projektuar nga kthesa të nivelit energjik dhe shpirtëror. Qafirët i kanë pasur gjithmonë varrezat e tyre këtu me arkivole druri mbi tokë, të vulosur me gurë të mëdhenj dhe me basciali, shtëpitë e lindjes. Në mes të malit, fshati është i ndërtuar me shkallë, dhe në majë stallat e dhive, të cilat herë pas here mirëpresin orët, zanat që mishërojnë forcën plehëruese të Nënë Natyrës. Zanat kafir banojnë në tokat e pastra të majave. Ata mbrojnë shënjat (igjanët), deharët (shamanët), mbretërit e barinjve dhe gjithë natyrën e zhveshur dhe të egër të maleve të larta.
Në festën e korrjes. barinjtë zbresin në fshat në dritën e parë duke mbajtur djathë të bardhë dhie dhe luten përpara një altari në ajër të hapur, të lyer me gjakun e dhive të panumërta të flijuara dhe të zbukuruar me koka të skalitura kuajsh dhe burrash.
Në mesditë fshatarët mblidhen në një livadh në një shpat. Të veshura me fustanet dhe mbulesat e tyre më të bukura, gratë këndojnë këngë antike të lashta me krahët rreth belit, në mënyrën pellazgo ilire dhe kërcejnë në një rreth nën tingullin zgjues të një daulle. Vallëzimi vazhdon deri në mbrëmje.
Majat e shenjta janë një vend tabu. Do të ishte një përdhosje e vërtetë të ngjiteshe në piramidën e malit Palar, ku perënditë dhe paraardhësit banojnë në pallate të arta që mund të shihen herë pas here duke vezulluar në diell. Vdekja dhe çmenduria ndëshkojnë ata që ofendojnë Nënën Natyrë duke ndotur ujërat e burimeve, duke prerë pemë motra ose duke vrarë kafshë udhërrëfyese. Kështu, bota kafire është e ndarë në mes të shenjtë dhe profane, të pastër dhe të papastër. Çdo gjë që është e lartë dhe e egër – malet, kafshët e egra por edhe dhitë dhe stallat – është e pastër; ndërsa gjithçka poshtë nuk është e lirë dhe është zbutur – dyshemeja e luginës, por edhe lopët dhe pulat – është e papastër. Kafirët i përkasin një kulture dhie, e cila predikon nomadizmin, shenjtërinë e shkretëtirës dhe të totemit të dhisë, në kontrast të plotë me popujt fshatarë dhe sedentarë të Indisë, të cilët në vend të kësaj i përkasin „kulturës së shenjtë të lopëve“. Dhia është një thesar. Fuqia e një njeriu matet me numrin e dhive të tij dhe mbretërit – krerët e fshatit – nderohen me titullin „burrë me shumë brirë“. Simbolika e dhisë shfaqet kudo: në vallet dhe kërcimet e dhive, në qëndisjet e tunikave që paraqesin dhi të stilizuara dhe në grimin e grave që lyejnë vetullat mbresëlënëse me brirë. Bumbur të fton të ngjitesh maleve për t’i takuar, të shpjegon se shkolla e jetës që të bën të bëhesh burrë i vërtetë është atje lart në malet e larta, mes dhive dhe barinjve. Kullotat malore të Kafirëve janë në mes të një mozaiku të tokave të askujt që ndajnë Pakistanin dhe Afganistanin
Studiues rrëfejnë se Kalash nuk ka alfabet. Simbolet diellore që kallashët gdhendin në shtyllat e drurit para shtëpive të tyre. “Është i njëjti simbol i përdorur nga babai i Aleksandrit të Madh”. “Kalashët gdhendin gjithashtu në dyert e shtëpive të tyre një simbol të lashtë të lidhur me Aleksandrin: dy brirë dhie”.
Këngët e kësaj popullate janë të ngjashme me ato shumë të lashta në Ballkanin ilirik dhe vallet e tyre vizatojnë figura rrethore, si ato të peleponezit. „Vallëzimi në rreth nuk është aspak i zakonshëm në Azi,“ Ushtarët e Aleksandrit në piktuara kanë kapele të sheshta si ato që burrat mbajnë ende sot”.
Një mik imi antropolog- thotë At Antonio Bellusci më ka rrëfyer se antropologët kishin përdhosur bascialet, tempullin e rezervuar për gratë që ruanin vulën prej druri të Dezalikut, perëndesha e pjellorisë. Duke hyrë, fotografuar dhe matur gjithçka, ata i kishin detyruar Kafirët të prishnin këto hapësira magjike dhe të ripërkushtonin të reja. Studiuesit kishin marrë me vete gandau, statujat prej druri që përshkruanin paraardhësit e përdorur për të mbrojtur fshatrat, fushat dhe varrezat.
Komuniteti i vogël kafir është i ndarë nga konflikte të tmerrshme. Ka nga ata që e kanë “tradhtuar” popullin e tyre duke u bërë islam apo të krishterë. Lugina është plagosur nga gardhe dhe tela me gjemba që mbrojnë pronat private të kolonëve. Kështu bllokohen shtigjet jetike që të çojnë në kullotat e larta malore. Dhe nuk ka më liri për të lëvizur në tokën e vet. Pastaj është projekti i dhunshëm i akulturimit: mësuesit dhe mullahët fanatikë – priftërinjtë islamikë – i detyrojnë fëmijët kafir të shprehen vetëm në gjuhën urdu – gjuhën e Pakistanit – dhe të studiojnë Kuranin. Edukimi kafir, nga ana tjetër, është një etiketë e lirisë. Fëmijët ndjekin të vetmen shkollë të dobishme: fshatin. Sot kafirët jetojnë gjithnjë e më afër në foletë e tyre të shqiponjës i vendosur në gjysmë të rrugës lart malit, i lidhur me shtigje që shkojnë pranë ujësjellësve të varur.
Hundëza është një popullatë kanë një jetëgjatësi dhe nuk prekeshin nga semundjet.
Ky popull nga Illir- Ilir- njerëz të lirë.
Përgatiti; Ornela Radovicka. Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe.
Bibliografi D.L.R. Lorimer, la lingua burushaski, 4 volumi, Institutett for Sammenligende Kulturforskning, Oslo, 1935, (Leipzig, Otto Harrasowitz).
G.T. Wrench, M.D.T. e Wheel o health, a study of very health people. The C.W. Daniel Company Ltd. Londra. W.C. 1. 1938. Brigadier General Sir George Cookrill, Pioneer Explorationa in Hounza and Chirral, in the „Himalaya Journal“, Vol. XI (1939), p. 15-41, Campell Secord and the MICHAEL VYVYAN, Reconnaissance of Rakaposhi and the Kunyang glacier, in „The Himalayan Journal“, Vol. XI (1939), pag. 156-164 (resoconti di McCarrison riproposti da Wrench, uno dei suoi allievi).
(EN) Clark, John. Hunza: Lost Kingdom of the Himalayas, New York, Funk & Wagnalls Company, 1956.
(EN) Tobe, John H. (1960). Adventures in a Land of Paradise. Emmaus, Pa.: Rodale Books.
Ralph Bircher e Giovanna Ponticelli, Gli hunza, un popolo che ignorava la malattia, Firenze, Libreria Editrice Fiorentina, 1980, ISBN 88-89264-07-1.























