Nga të dhënat që arritëm ti mësojmë Lirija është shumë e angazhuar në sferën për të drejtat e grave. Ndonëse e lindur në Zvicër ajo bashkë me familjen e saj, me prejardhje nga Ferizaj asnjëherë nuk u shkëputën nga dashuria për vendlindjen e të parëve. Për këtë flasin edhe v et temat e provimit të maturës në gjimnaz dhe universitet, që kishin të bënin kryesisht me Kosovë, dëshmi kjo tregon lidhjen, interesin e saj me vendin tonë.
Të shpresojmë se edhe ata shqiptarë që ende nuk kanë votuar në kantonin e Bernës se do ti japin votën e tyre kësaj vajze me shumë talent e ngritje profesionale në një fushë me shumë interes edhe për vet komunitetin tonë e më gjerë. Sa për informim: Lirija ka studiuar sociologji, shkenca politike dhe psikologji në Berna, Cyrih dhe Lozanë edhe atë me fokus të veçantë migracionin, arsimin dhe tematikën e grave.
Pra: Lirijën mund ta votojnë të gjithë ata që kanë të drejtë vote në Kantonin e Bernit. Ndërsa ata që donë të mësojnë më shumë për profilin e saj politik e profesional mund të klikojnë faqen e saj: www.lirijasejdi.ch dhe në Instagram me: Shqiponja elirë.
Po i bashkohemi mesazhit se: “Lirija mund ta fitojë garën vetëm me ndihmën e të gjithë juve, që keni të drejtën e votës në kantonin e Bernës.