Kjo ishte z. Drita Bajrami Saiti një vajzë nga fshati Llojan i komunës së Likovës.
Ishte një vajzë që kishte një prejardhje nga një familje intelektuale. Ishte një bashkëshorte e një intelektuali dhe veprimtari nga fshati Orizare i po kësaj komune.
Pra ishte bashkshortja e tani e të ndjerit z, Vaid Saitit ish kryetar i komunës së Likovës. Ishte nëna e tre djemve të saj intelektualë Blerimit, Argtimit dhe Kushtrim Saitit.
Drita B. Saiti ishte një motër shqiptare e cila gjatë themelimit të Universitetit të Tetovës në vitin 1994 dhuroi të gjitha stolitë nga ari që i kishte të blera që nga koha e saj e nusërisë.
Ia dhuroi të gjitha ish rektorit të këtij tempulli Prof.Dr. Fadil Sulejmanit, i cili para Universitetit dhe në prani të të gjithëve shpalosi qaforen (qystekun prej ari 2m), dhe tregoi me krenarin më të madhe, dhe emocon të thellë që motrat shqiptare gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë në shërbim të diturisë.
Në vitin 2020 nga virusi fatkeq, çifti bashkshortorë Vaid dhe Drita Saiti ikën nga kjo botë për në botën e amshuar.
Që të dy ishin kontribues në çdo aspekt sa herë që e deshi nevoja.
Gjesti i të ndjerës z, Drita B. Saitit mbeti një gjest i cili asnjëherë nuk duhet harruar. Pra, ajo ishte një motër shqiptare që pa u kursyer fare hoqi nga qafa të gjitha stolitë nga ari dhe ia dhuroi këtij timpulli të diturisë. Ia dhuroi Universitetit të Tetovës, të sapo themeluar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Drita B. Saiti apo ndryshe siç quhej ‹Marigona e Universitetit të Tetovës‹ , si dhe të gjithë atdhedashësit arsimdashës (motrat,nënat dhe vëllezërit tanë shqiptarë), të cilët dhanë kontributin e tyre për liri e atdhe duhet mos harruar asnjëherë, sepse duke mos e kursyer edhe jetën e tyre i treguan shoqërisë se e drejta për arsim dhe shkollim mbanë çmimin e shtrenjtë.
Pra, këta janë nënat tona…
//Prointegra.ch//Lideri.mk//.