Neki Lulaj: Fol o fol me gjuhë të nënës!

Fol o fol me gjuhë të nënës!

Neki Lulaj

Fol or fol n’gjuhë të nënës
Asnjë ditë mos ki droje
Dhe kur je në krahë të ëndrrës
Dhe kur dhimbja vjen në mote.

Gjuha shqipe mbretëreshë
Më e vjetra, më e lashta
Me këtë nisi një jetë
Folën zotërat nëpër shekuj.

Fol, or fol gjuhën e bukur!
Si në Prevezë Artë a në Buletin!
Si në Alpe borëmbushur
Si në Ohër a Luginë.

Si Peja dhe Ulqini
Manastiri,e Panamithija
Si Prishtina dhe Tetova
Si Tirana, Mitrovica.

Këtë gjuhë mos e moho!
Është gjuhë perëndie
Kurrë mos u turpëro
Nëpër shtigje gjithësie!

Mos ndaj gjuhën toskë e gegë!
As turqisht e arabisht
Se kjo gjuhë është e shenjtë
Madhështi mbi madhështitë.

Mos u lut me gjuhë djalli
Se ke gjuhën tonë shqipe
Është gjuhë margaritari
Që na ndrin përherë në shtigje.

Mbaje pranë natë e ditë
Abetaren shkronjë zjarrtë
Gjithë bota ka lakmi
Kur me të shkruan shqiptari.