Z. RAMIZ TAFILAJ JU UROJ PUNË TË MBARË!
NESËR NË KUVEDIN E MADH NË TIRANË!
Nën organizimin e z. Ramiz Tafilaj, në kuadër të kuvendeve të “Gazeta e Alpeve” nesër në Tiranë mbahet “Kuvendi i Madh”. Me këtë rast ju uroj punë të mbarë në arritjen e qëllimit të këtij Kuvendi të Madh!
Bashkëatdhetari dhe filotropi z. Ramiz Tafilaj, një shqiptar nga Kosova, i cili që nga vitet 1970 jeton në SHBA, tashmë emri i tij prej vitesh është bërë shumë i njohur në saje të kontributit të madh në funksion të lobimit dhe senzibilizimit të çështjes së Kosovës në veçanti dhe asaj shqiptare në përgjithësi. Ai edhe tani që flasim, është shumë aktiv në sponzorizimin e shumë projekteve kulturore, studimore, në tryeza të shumta diplomatike, në botime të titujve dhe poashtu në vlera të brendshme kulturore, që për synim kanë senzibilizimin e njohjeve të reja dhe ndihmën e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e cila padyshim ende ka nevojë për avancimin, integrimin dhe futjen e saj në shumë institucione ndërkombëtare. Prandaj, roli i personaliteteve shqiptare, siç është z. Ramiz Tafilaj padyshim, se është shumë i madh.
Me këtë rast po shkëpusim një mendim të tij, i cili në formë porosie për gjeneratat e reja e ka shprehur disa herë.
Ramiz Tafilaj: „Për ne mërgimtarët të qenit shqiptar nuk është një hobi që duam për t’u argëtuar, por është një detyrim ndaj brezave të ardhshëm që të forcojnë rrënjët tona kombëtare“. Me këtë rast, z. Ramiz Tafilajt i urojmë mbarësi dhe fat në punë për nesër në Kuvendin e Madh në Tiranë.
Safet Sadiku



















