Tema “Iliret dhe Kultura Ilire”, që zgjoj interesimin e të pranishmëve u mbajte në qytetin Stamboll me datën 25 Maj 2019 në Qendrën Kulturore të Kosovës me prof. Dr. Engin BEKSAÇ – ligjërues në universitetin Trakya Üniversitesi në Edirne të Turqisë.
Korrespondencë nga Stambolli
Organizimi i kësaj veprimtarie është bërë në bashkëpunim 12 shoqatat që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Stamboll. Këto shoqata janë: Shoqata e Kosovarëve, Shoqata e Prishtinasëve,
Shoqata e Pejanëve, Shoqata Vëllezëria Turko-Shqiptare, Shoqata Kulturore dhe Solidaritetit të Stambollit, Lidhja e Rinisë Shqiptare, Shoqata Esenler, Shoqata Rumeli Niksar, Shoqata Shkup – Breza, Shoqata e Prizrenaseve dhe Shoqata e Gjilanasve
Paneli “Ilirët dhe Kultura Ilire” filloi me fjalimin hyrës të Ndërlidhësit të Qendrës Kulturore të Kosovës z. Qamil Bytyçi i cili e përshëndeti folësin e panelit z. Prof. Dr. Engin BEKSAÇ përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe shoqatat që morën pjesë në bashkëpunim të kësaj veprimtarie si dhe pjesëmarrësit të tjerë.
Pas fjalës hyrëse të Ndërlidhësit Qamil Bytyçı fjalën e mori znj. Maliqe HASHANI- Udhëheqësja e Departamentit Për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë.
Pastaj fjalën e mori folësi i panelit Prof. Dr. Engin BEKSAÇ i cili nder te tjera tha:
- Së pari dua ta falënderoj z. Qamil Bytyçin që më ka ftuar në këtë panel,
- Në shtetet Ballkanike arkeologjia, antropologjia, historia po përcaktohet sipas strategjive të shteteve të Dihet se sa janë të vërteta, jo të vërteta dihet nga gjithkush,
- Historinë në të kaluarën e kanë bërë dy kombe dhe këta janë Ilirët dhe Thrakasit,
- Kohët e fundit po flitet për pellazgët në Bosnje, Shqipëri, Kosovë dhe sidomos edhe në Mal të Zi e cila ka lidhje me Ilirilogji,
- Ku është Iliria dhe në cilat rajone shtrihet? Në hartë ku është e shënuar me të gjelbër është Në lindje kemi Thrakinë, kurse në pjesën e jugut kulturën Greke.
- Fisi Taulant së pari e kan përdorur fjalën Ilir që ka kuptimin me qenë i lirë, i pavarur.
- Në Beshiktash, Silivri po bëhen disa gërmime dhe po kërkohet se kush dhe nga kush janë bërë kë Nga Ballkani ka pasur emigrime nëpër Anadoll dhe këta kanë qenë, Dardanët, Frikasit, Lidiatët etj. Këta kanë ardhur nga vendi ku gjendet sot Kosova.
- Gryka e Çanakalës si është quajtur më parë? Dardanel dmth. vendi i Dardanëve-Dardania.
- Historianët serb thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Afrika Veriore e cila nuk është e vërtetë.
- Dy fiset më të rëndësishëm që janë Ilire janë Taulantët dhe Dardanë Këta kanë qenë mbretëri të fuqishme.
- Aleksandri i madh nga nëna ka qenë Ilir dhe ana luftarake e tij e ka trashëguar nga në
- Lidhjet e Romakëve me Ilirët janë shumë Ramakët kanë pasur tri luftëra me Romakët; para erës 229, 219, 168. Këto luftëra për Romakët kanë qenë shumë të vështira.
- Thonë së Romakët kanë dominuar në tokat Ilire e cila nuk është e vërtetë ku shihet edhe në hartë vetëm në bregdete të tokave Ilire kanë dominuar e jo më shumë. Në vendet malore kanë dominuar fiset Ilire.
- Jul Sezari ka luftuar më të gjithë fqinjët e tij, i ka sulmuar fqinjët por ka pasur frikë të luftojë me Ilirë Bëhet pyetja përse? Sepse Sezari është zënë rob nga Ilirët. Dhe me një bedel shumë të rendë është liruar. Kjo fshihet nga historianët.
- Dhe Sezari kur është larguar nga Ilirët ka dhënë fjalën që nuk do të vijë më në tokat Ilire. I ka pushtuar tokat Ilire por kryengritjet kur nuk janë
- Iliret më vonë marrin revanshin nga Romakët sepse një numër i konsiderueshëm të perandorëve Romak kanë qenë më origjinë
- E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Perandorine Osmane ku ka pasur shumë sadriazem me orgijinë
- Pastaj folësi treogi fotografi nga kultura Ilire ku kishte kala-kështjella, shtëpi, mjete luftarake, veshjet etj.
Në panelin e organizuar mori pjesë edhe shefi i kabinetit të Ministrit së Diasporës dhe Investimeve Strategjike z. Burim Krasniqi dhe Sekretarja e Përgjithshme znj. Shyhrete Gosalci nga e njëjta ministri.
Në panel mori pjesë edhe përfaqësuesi ne Turqi i Këshillit Koordinues të Diasporës së Shqipërisë z. Namık Shabi i cili jeton ne Ankara.