Në Ferizajt, përmes një shtëpize të improvizuar, ngritët një shtëpi bamirësie

Me ditë të tëra në sheshin kryesor të Ferizajt, përballë godinës së Kuvendit komunal, po qëndron një barakë e vogël me mbishkrimin “Shtëpia e bamirësisë”, qëllimi i një grupi nismëtarësh është që këtë barakë, përmes mjeteve të grumbulluara ta ndërtojnë një shtëpi për  familjen e pa strehë Ramadani.

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Për një javë sa gjendem në Ferizaj, në shesh kam pa një barakë të vogël, me mbishkrimin “Shtëpia e bamirësisë”, por nuk ma ka tërheq vëmendjen derisa pronariri i ”Plus Market”-it, Sylejman Neziri, nuk më ka treguar se cili është qëllimi i saj. Ky afaristë që në objektin e tij tregtar, njihet si njeriu që me vite ka bojkotua produktet serbe, por që tash me disa organizata joqeveritare të Ferizajt ka nisur një aksion për të grumbulluar mjete financiare për ta bërë me kulm mbi kokë familjen Ramadani.

Ky aksion humanitar, sot madje kishte nxit edhe interesimin e vetë ushtarëve amerikanë, që veprojnë në kuadër të KFORI-t, të cilët edhe gjatë vizitës përgëzuan nismëtarët për këtë hap bamirës.  Përndryshe aktualisht familja Ramadani jeton në një dhomë e cila nuk i plotëson as kushtet minimale për jetesë për gjashtë anëtarët e saj, kryesisht fëmijë. Mësojmë gjithashtu se, as ajo dhomë ku jetojnë nuk është e tyre, por e Shoqatës së Pensionistëve të Ferizajt, objekt ky i cili i të do të rrënohet pas një vendimi të marrë nga Kuvendi Komunal.

Mësojmë gjithashtu se zonja e shtëpisë Nafije Ramadani, duke treguar hallin e saj gjithashtu fajëson edhe vet institucionet që nuk u dolën në ndihmë asnjëherë edhe pse burri i saj është veteran i luftës.

Nismëtarët, bamirës, në krye me Sylejman Nezirin, për të evituar këtë hall të familjes Ramadani Ata, para komunës improvizuan edhe një kateteri, ku qytetarët mund të shërbehen me kafe dhe paratë e grumbulluara nga shitja e pijeve i dedikohen pikërisht familjes skamnore e pa strehë, Ramadani.

Lidhur me këtë vetë Sylejmani, i cili njihet jo vetëm si afarist, por edhe bamirës edhe në aksionet tjera humanitare, thotë se: Kemi shpreh dëshirë që me ia ngrit një shtëpi ose me ua ble një banesë, ndaj edhe shpresoj që do të ndihmojnë edhe bizneset e tjera. Po ashtu tregon se për këtë qëllim është hapur edhe një xhirollogari, të cilën ia kemi dorëzuar ATK-së, Policisë dhe Prokurorisë që ata ta kontrollojnë atë, ndaj edhe besoj që  do të shkojë puna mbarë, dhe se  popullata do të ndihmojnë, si edhe në rastet tjera pasiqë ferizajasit njihen në masë të madhe për humanizëm e solidarësi. Kafja që pihet në barakën e vendosur në shesh është me pare, ndaj edhe parat edhe nga kjo lloj shitjeje të tëra mjetet shkojnë krejt për bamirësi“, potencon Sylejman Neziri, pronar i ”Plus Market”-it”, i cili shton se për këtë qëllim është formua edhe një grup prej 7 anëtarësh që do organizojnë disa aktivitete, nisur nga kjo shtëpizë, për të vazhduar edhe me aktivitete të tjera.

Ndërsa Arbenita Topalli nga INPO, që po ashtu është e përfshirë në këtë aksion thotë se mjetet të cilat do të mbledhin do të shkojnë për bamirësi, pasi qëllimi është që të mbledhim sa më shumë mjete financiare dhe të ndihmojmë këtë familje e cila e ka gjendjen e rëndë të jetesës e strehimit.

Sipas planit, brenda hapësirës së kësaj kafiteri të improvizuar, iniciatorët gjatë një muaji do të organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, për të nxitur kureshtjen e qytetarëve për të pirë kafe aty, ndërsa më 28 nëntor do të organizojnë vrapim me moton “Të vrapojmë për bamirësi”, për çka ekziston interesimi edhe i vetë ushtarëve amerikanë që veprojnë në kuadër të KFORI-t.

Gjatë vizitës që i bënë më parë sheshit ku është vendosur shtëpiza me qëllim humanitar, si dhe vizitës së tyre në ”Plus Market”, ushtarëve amerikan u dhurova librin tim, në shenjë të kontributit të tyre të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë.