Në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, mbrëmje përcjellëse për dy diplomatët që shërbyen në Zvicër

Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë,  mbrëmë, më 29 Maj 2019 u organizua një pritje me rastin e kthimit në Shqipëri, të dy diplomatëve të ri që shërbyen në Zvicër: Marin Meksi në ambasadën në Bernë dhe Fatjon Demneri në Misioniin e OKB në Gjenevë.

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Me këtë rast Ambasadori i Republikës se Shqipërisë, Zotëri Ilir Gjoni, vlerësoi lartë punën e këtyre diplomatëve me moshë të re, por me një përgatitje të lartë profesionale, për të cilët tha se i shërbyen vendit në mënyrën më të mirë dhe se pret që këtë angazhim dhe kontribut ta japin kudo që do të përfaqësojnë Shqipërinë, aq më parë që ata i përkasin familjeve të njohura që kanë dhënë kontribut për vendin. Gjithashtu, Gjoni, çmoi edhe angazhimin dhe kontributin që dhanë këta diplomatë, në raport me institucionet zvicerane, me të cilat Shqipëria ka një bashkëpunim tradicional afatgjatë. Por se siç potencoi më tej, kështu e ka diplomacia që duhet të lëvizësh nga një vend në tjetrin.

Që të dy diplomatët. që do të largohen nga Zvicra, Marini vetëm pas punës një vjeçare dhe Fatjoni pas 5 vitesh, falënderuan ambasadorin Gjoni për përkrahjen dhe bashkëpunimin, jo vetëm nga pozita e një diplomati me përvojë, por edhe pozita e një kryefamiljari të mirë, si dhe vet stafin, të vogël në numër, por shumë miqësor e bashkëpunues, si dhe të pranishmit e tjerë në këtë mbrëmje, ku nuk mungonte as boksieri i mirënjohur Nuri Seferi, biznesmeni i shquar Anton Nikolla e të tjerë.