Cyrih, 3 mars – Sonte në Cyrih u promovua libri i autores zvicerane Silvia Voser me titull „Altern in der Fremde ( „Të mplakesh në vend të huaj“), ku në mesin 15 peronave nga vende të ndryshme që kanë migruar prej vitesh në Zvicer, në mënyrë kronike është përfshi edhe jeta e tre mërgimtarëve të moshuar shqiptarë: Ndue Berisha 85 vjeçar, murator që ka migruar në vitin 1970 në Zvicër e që ka 8 fëmijë dhe 17 nipa e mbesa, Ramadan Hoti 82 vjeçar, 7 fëmijë dhe 20 nipa e mbesa dhe dhe 12 stërnipa e mbesa, ka migruar në vitin 1971 dhe Rexhep Rifati, 73 vjeçar, gazetar i migruar në Zvicër në vitin 1995, ka 6 fëmijë dhe 10 nipa e mbesa.
Secili nga personazhet e këtij libri (me prejardhje nga mëse dhjetë shtete) ka historikun e vet, ndërsa që dy nga shkaqet më të shpeshta përmenden rrethanat politike dhe kushtet ekonomike. Autorja e librit , e diplomuar ligjeruese e fotografisë, njëherësh është edhe autore e të gjitha fotove të këtij libri, me interes të veçantë si për vendasit ashtu edhe për komunitetet e ndryshme që kanë gjetë strehim në këtë vend mik perëndimor.
Mbrëmja kaloi në një atmosferë mëse të ngrohtë miqësore, ngase në te kishte pjestarë të komuniteteve nga shumë vende, që prej dekadash jetojnë në Zvicër. Ndërkaq ambientin e bëri edhe më tërheqës artistja, Ajshe Muriqi Fetaj që këngët e saj i përcolli vet me lahutë e çifteli. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Diplomati i Republikës së Kosovës ne Cyrih, Islam Spahija dhe drejtoresha e Qendrës së Kulturës në Cyrih, Shukrije Ramadani. Promovimi i librit u përcoll edhe me një ekspozitë fotografish nga autorja Silvia Voser.

































