Muzeu i traditës në Sarandë, mbi gërmadha të një antikiteti të hershëm

 
 

 

Gjatë shtegtimeve të mija në mesin e dhjetra e dhjetra muzeve, kam vizituar edhe muze që nuk janë thjesht arkeologjik apo etnografike, por edhe që kanë elemente të përziera. Kështu, në Muzeu e traditës në Sarandë, drejtori Luan Sejdini tha se ky muze, ndonëse qëndron mbi gërmadha të një antikiteti të hershëm ( mbi një mozaik ) , ajo çka ka mbet pas trazirave të vitit ’97 nga 3 muzetë ( i arsimit, armëve dhe etnografisë), ruhet këtu. Disa nga këto objekte i fokusova me objektiv, përfshi pamje të Sarandës së dikurshme. Pata edhe një vizitë të përbashkët në këtë muze me shkrimtarët Prend Buzhala dhe Musa Jupolli.