Muzeun etnologjik në Prishtinë, që është pjesë përbërëse e Muzeut të Kosovës e kam vizituar disa herë ngase ai jo vetëm që ka një kompleks karakteristik arkitektonik të shekujve tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, por edhe për shkak të objekteve materiale me vlerë që pasqyron një pjesë të jetës në dy-tre shekujt e fundit. Përndryshe, siç shihet në këtë muze, ekspozita është e ndërtuar rreth katër temave që përfaqësojnë ciklin e lindjes, jetës, vdekjes dhe trashëgimisë shpirtërore.
Sa herë që kam vizituar këtë muze, kam has në turistë të huaj, ndërkaq në një rast isha edhe me Ekipin e futbollit “Kosova” nga Zvicra, anëtarët e të cilit mbetën tejet të impresionuar.