Ministri i Jashtëm Britanik u ofroi shqiptarëve lidhje hekurudhore dhe bashkim kombëtar, por politikanët shqiptarë nuk u ndien gjallë!
Shkruar nga Xhevat Hasani
Me 9 qershor 2024
Shqipërinë me 22 maj të këtij viti (2024) e vizitoi Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Në konfrencën për shtyp ai ndër të tjera tha: Britania e Madhe do ta ndihmoj ndërtimin e linjes hekurudhore Prishtinë – Durrës.
Çka do të thotë kjo e pyeta vetën? Kjo do të thotë se Britania e Madhe dëshiron t`i bashkoj shqiptarët!, i thashë vetës.
Por derisa David Cameron u ofroi shqiptarëve drejtperdrejtë lidhje hekurudhore dhe tërthorazi bashkim Kossoë-Shqipëri, poltikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës tani më edhe pas rreth tri javesh nga vizita e Cameron në Shqipëri, nuk ndihen gjallë.
Këta poltikanë ndërtmin e linjes hekurudhore Prishinë -Durrës dhe bashkimin Kosovë-Shqipëri e kanë përmendur shepsh, por tani që për këto dy projkete madha u ofertuan nga Britania e Madhe, ata i futen veshet në lesh!
Mosmarrja e politikanëve shqiptarë me ofertat e tilla Britanisë së Madhe, paraqet një shenjë jo të mirë si për shqiptarët ashtu edhe për vet ata.



















