Mësuesja e parë që vuri themelet e shkollës shqipe në Zvicër

Dihet fare pak se, Drita Krasniqi, që jeton në qytetin e Glarusit, se është mësuesja që qysh më 20 shtator 1990, hapi shkollën e parë të pavarur shqipe në Zvicër, duke i paraprirë hapjes së vatrave të tilla edhe në shtetet e tjera perëndimore .- Por, sot në prag të 30 vjetorit të hapjes së kësaj shkolle, ajo shpreh zhgënjimin e saj, pse kaq poshtë ka rënë mësimi plotësues shqip

Nga Rexhep Rifati  

Për të ditur se ku jeton dhe ç ‘ruan në kujtesë kjo mësuese nga ai akt solemn, më parë bëmë një vizitë në familjen e saj në qytetin Glarus. Vendbanim interesant. Piktoreskë, por vetëm me dy orë diell në ditë, pasi rrethohet nga të gjitha anët me shkrepa malor.  Këtë detaj e mësova nga Hamiti, burri i mësues Dritë, që derisa ishte në Kosovë ushtroi profesionin e gazetarisë. Pra ishte dhe mbeti një koleg i im i mirë.

Kolegu, Hamit Krasniqi, deri në vitin 1990 ishte redaktor sporti në Televizionin e Prishtinës, kurse Drita mësimdhënëse e anglishtes në Shkollën fillore «Emin Duraku», po në Prishtinë. Kur policia serbe nxori nga televizioni e shkollat punëtorët shqiptarë, familja me 4 fëmijët, nën moshën 14 vjeçare, migroi në Zvicër.

Ditari, dashuri e pashuar

Mësuesja Dritë, shpalos detaje nga puna si mësuese në Kosovë e Zvicër. Pohon se dashuri të pashuar pati ditarin e nxënësit. Pasioni për shkollë e dije, çiftin Krasniqi e shoqëron edhe në Zvicër. Brengë për ta ishte që fëmijët të mos e harrojnë gjuhën e të parëve, ndaj edhe nuk ndejën duarkryq.

Drita e lindur në Pejë, më 7 nëntor të vitit 1950. Që nga fëmijëria ishte rritë në një familje arsimdashëse. Babai, Halim Mulliqi, ishte inspektor arsimi në Pejë. Edhe Drita motiv pati rrugën e babait. Me të arritur në Zvicër, thuaja se humbi çdo shpresë për të punuar mësimdhënëse. Duke pas mbështetjen e Hamitit, më vonë edhe të përgjegjësve të arsimit nga Kosova, sërish u gjend me ditar para nxënësve në mërgatë.

Krahas keqësimit të gjendjes në Kosovë, shtohej edhe fluksi i refugjatëve në Zvicër, por edhe numri i fëmijëve shqiptarë në kantonin e saj. Shqetësimi, i qiftit sa vinte e shtohej ndaj edhe u shtuan kontaktet edhe me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në mërgim, që hartoi projektet për hapjen e shkollave të pavarura shqipe, përfshi edhe Zvicrën.

Akti solemn, moment entuziast

Data 20 shtator e vitit 1990-të, kur në Bilten të kantonit Glarus, shënon hapjen e shkollës së parë të pavarur shqipe në Zvicër. Ishte ky jo vetëm një akt solemn për nxënës, por edhe hap i parë që u paraprinte shkollave të tilla edhe në 13 shtete evropiane dhe tej Atlantikut.

Mësuesja Dritë,  tregon se hapja e shkollës u shndërrua në festë të vërtetë. Krahas dhjetëra nxënësve e prindërve, merrte pjesë edhe ministri i arsimit, Muhamet Bicaj dhe drejtuesi i LASH-it në Zvicër, docenti, Mahir Mustafa.  Ndër vendimet, ishte që mësuesja të financohej nga  kontributet e prindërve. Por mësuesja Dritë shton se ajo solidarizohej edhe me ata prind që nuk paguanin.

-Entuziazmi ishte i madh, si tek nxënësve e edhe të prindërit. Pa harruar ndihmën e autoriteteve arsimore të kantonit për sigurimi e lokaleve dhe përkrahjen e Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të siguruar plan-programet e dokumentacionin shkollor. Ndërkohë arrin 500 abetaret e para, donacion falas nga Rexhep Sadria, pronar i Agjencisë «Kosova Reisen». Pati aq abetare sa ua shpërndava gati gjithë familjeve shqiptarë. – tregon Drita, duke rikujtuar atë gëzim, që ndodhi këtu e 29 vite më parë.

Mësim edhe me fëmijët tanë të ikur nga lufta

Nga shkolla shqipe, Drita nuk nda për dhjetë, duke e pas në krah Hamitin, që gjithashtu punoi dy vite mësues. Ai e ndihmonte Dritën në organizimin e aktiviteteve jashtë shkollore, që nuk ishin të pakta. Pos si mësuese e nënë, Drita kishte obligime edhe në kuadër të LAPSH-it, si anëtare e kryesisë. Kontributi i saj dalloi edhe gjatë luftës në Kosovë, kur për dy vite në Glarus punoi me dhjetëra fëmijë të ikur nga lufta.

Duke i bërë një bilanc viteve në Zvicër, thotë se më parë kishte interesim ma të madh si nga nxënësit e edhe prindërit dhe arsimtarët. Ndonëse Glarisi është një kanton i vogël, ajo pati mbi 100 nxënës në vit.

Mësimi zhvillohej disa ditë në javë e jo si tash vetëm një ditë në javë. Pos në Gllarus, mësim mbante edhe Bilten, Niederurnen, Oberurnen, NäfelsMollis dhe Rüti GL, ndërsa Hamiti në paralelen shqipe në Schwanden. Me një fjalë ky çift bashkëshortor për një dekadë mbuloi tërë këtë kanton.  Mësuesja Drite thotë se të gjitha pikat shkollore i ka mbuluar duke udhëtar me tren apo autobus.

Sesa e adhuronin këngën shqipe fëmijët e atyre viteve, Drita tregon se edhe sot pas njëzet e sa vitesh nxënësit e saj e dinë përmendësh edhe Himnin e Flamurit. Se edhe 4-5 vjeçarët e këndonin në festa shkollore e kombëtare. Nxënësit ishin aktiv edhe në garat e diturisë, par çka edhe ata bashkë me mësuesen fituan disa mirënjohje.

Keqardhje dhe zhgënjim

Tash, kur mësuesja Drit është pensionuar, shpreh keqardhje për rënien e interesimit për mësimin amtar. Ndryshe nuk do të ndodhte që në kantonin Glarus, deri vonë të kishte mezi 2-3 klasë mësimore, ndërsa që shqiptarët janë dyfishuar. Tash, në prag të vitit 2020, në 30 vjetorin e filleve të punës së saj si mësuese e mësimit plotësues në Zvicër, mësuesja Dritë shpreson se ky jubile do të shënohet në mënyrë më denjë në Zvicër. E mban shpresa se nuk do ta harrojnë për ta ftuar, siç ndodhi në 20 vjetor!

Në planin familjarë: djemtë e vajzat e çiftit Krasniqi që erdhën si fëmijë në Zvicër: Mimoza, Miloti, Mjellma e Mirdoni, pos që përfituan nga prindërit në mësimin amtarë, vazhduan shkollimin e rregullt deri në nivel universitar.

(Me këtë rast pos fotove që shkrepa gjatë vizitës në familje, po sjellim edhe ca foto nga ato që ruan mësuesja Dritë, si kujtim nga fillimet e punës së saj si mësuese në Zvicër)