Mbuzati i Jul Varibobës ruan të gjallë gjuhën, traditën dhe shpirtin arbëror

Gjatë vizitës sime të sivjetme në Kalabri, përherë të pash isha në Mbazat (it: San Giorgio Albanese), në vendlindjen e shkrimtarit të njohur Jul Varibobës edhe atë më 23 Prill 2019, kur edhe festohej Shën Gjergji i Math, siç i thonë këtu, kësaj kremte që përshkohet me një program tradicional popullor dhe fetar.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Ishte vërtetë një mbresë e veçantë, kur në hyrje të Mbuzatit të pret një tabelë me mbishkrimin:”Mirë se erdhëtit MBUZAT bashkësi arbëreshe”.
Dhe që në shesh, para bashkisë së qytetit si edhe në shumicën e fshatrave arbëreshe, edhe këtu ngritet krenarisht, busti i kryetrimit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e diku rreth 200 metra më larg në një shesh tjetër busti i Jul Variboba (1724-1788), prift dhe shkrimtar i njohur arbëresh. Ish rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën “Gjella e Shën-Mërisë Virgjër”- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë, gjë që s’ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë, thuhet në një njoftim të wikpendisë.

Mesha e përcjell me këngë të vjetra arbëreshe

I tërë Mbuzati at ditë ishte vesh me petkun festiv, sepse Festa e Shëngjergjit është një kremte e hershme tradicionale që tubon të madhe të vogël në këngë e në valle, por edhe në një meshë të përbashkët, ku marrin pjesë me kostume të vjetra edhe grupet artistike. E këtu shquhet ansambli “Shpirti arbëresh”, i përberë nga mosha të reja por edhe të vjetra, grup ky që ditë më parë për herë të parë ishte edhe në Kosovë.
Në Mbuzat, përdorimi i kostumeve tradicionale shqiptare është ende gjallë në festat e veçanta fetare. Kostumet tradicionale të San Giorgio Albanese dallohen nga komunitetet e tjera Arbëreshë nga “pandera”, një rrip origjinal. Embroideries, zakonisht me lule, e platformës janë shumë të kërkuar pas dhe të bollshme në madhësi.
Por atë ditë në të qëndisurat e artisteve nuk mungonte as shqiponja dykrenore, si edhe në jelekët e burrave të grupi “Shpirti arbëror”.

Një historik i shkurtër për Mbuzatin

Mësojmë se San Giorgio Albanese ( Mbuzati në Arbëreshë) është një qytet italian prej 1.389 banorësh, këtu nëkrahinën e Cosenzës në Kalabri dhe se është themeluar rreth vitit 1470 nga refugjatët shqiptarë dhe që edhe më tej ruan gjuhën Arbëreshe, ndrsa në aspektin fetar- ritin bizantin. Por edhe zakonet tradicionale.
Sa i përket emrit, shqiptarët e Italisë e njohin atë si Mbuzat (Buza), e cila shqiptohet “Mbusat”]. Emri, sipas të dhënave të këtushme, është me prejardhje nga Buza (shqiptuar Busa), e që ndërlidhet me një familjari i cili me sa duket ui përkiste grupit të parë të mërgimtarëve shqiptarë që arritën në vend.

Pritje e ngrohtë me simpati e dashuri për Kosovë

Gjatë vizitës sime me Sheriuf Dakajn , kryetarin e ansamblit “Rinia” nga Zvicra, u përpoqëm të kapim çdo gjë me objektivat e kamerave tona. Pamë se rrugët e Mbuzatit karakterizohen nga gjitonia (në gjuhën shqipe fjalë për fjalë “lagja”) e që paraqet një përzierje urbane të jetës shoqërore, të përshkuar me një atmosferë shumë miqësore. Sa askush nuk refuzoi të fotografohej me ne, përkundrazi si kuptonin që jemi me prejardhje nga Kosova ishin edhe më miqësor me ne.

Hasëm gjithashtu edhe në njerëz të moshuar që të ulur në shkallë apo ulëse të gjata bisedonin ngrohtësisht mes veti. Zakonisht vendasit kanë interesim për qeleshet shqiptare që barten në trojet shqiptare, të cilat gjithnjë e më shpesh po barten edhe nga anëtarët e grupeve artistike, ndaj edhe na pyesin se au kemi sjell ndonjë. Por në vend të qelesheve, kryetares së grupit të këtushëm artistik i dhuroi librin tim: “shtegtimet e një gazetari”, në shenjë mirënjohje që ajo vjet gjatë një organizimi të një vizite të arbëreshëve në Kosovë ishte në mesin e tyre. Madje unë e kisha pas harruar po të mos më përshëndeste ajo përzemërsisht.