Gazetari, Marin Mema, që sapo ka shkel të 38- tatë, ka arrit që me këtë moshë të gjurmojë po aq regjione me prani e histori shqiptare, sa të admirojë simpatinë e shumicës së bashkëkombëseve, por edhe të kthehet në person non-grata në shtetet fqinje, e të mos të mos ketë as përkrahjen e shtetit të vet, pritet me admirim në njërin nga amfiteatrot e universitetit të Cyrihut.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Që nga shpallja e lajmit se gazetari hulumtues shqiptar do të jetë mysafir në mesin e studentëve shqiptarë të Universitetit të Cyrihut, pati një interesim të veçantë për këtë vizitë, jo vetëm në mesin e studentëve, por edhe mërgimtarëve të shumtë që jetojnë në Zvicër, ndaj edhe më 28. Mars 2019, ndodhi që njëra nga amfiteatrot e këtij universitetit të jetë e vogël për ti pranuar të gjithë të interesuarit.
Dhe, mua konkretisht me erdhi mirë dhe e ndjeva veten krenar, që kur pash aq shumë publik të tubuar për një gazetar! Sepse nuk jemi mësuar që këtë ta shohim as në vendet tona të prejardhjes. Por, ajo që bënë këtë risi, ishte fakti se Marim Mema , që sapo ka shkel të 38-tat, ka arrit thuaja të gjurmojë shumë më tepër vende e ngjarje me peshë, të kaluar e prani shqiptare, sesa mosha e tij. Madje me një gjurmim të thellë dokumentuar, argumentues e të kapshëm edhe për shikuesin më të rëndomtë. Të gjitha këto falë, afinitetit, dijes, aftësisë e mbi të gjitha guximit për tu rrek me tema të ndjeshme, të cilat tërheqin kureshtjen tonë, por edhe përbuzjen e autoriteteve të atyre shteteve që donë ta fshehin të vërteten historike, për pranin e dikurshme të madhe në tokat e zaptuara shqiptare përmes masakrave të kryera nga ana e tyre.
Simbolika e dy flamujve
Me të arritur të gazetarit Mema, në salla një vogëlush me një flamur kuq e zi e i veshur me kostume kombëtare, u vu në përqafim të gazetarit, e pas pesë minutash kur filloi shfaqja e një dokumentari nga vizita e gazetarit në mesin e shqiptarëve të Sanxhakut, shohim sesi një plak i moshuar nxjerr një flamur shqiptar nga një arkë e vjetër, duke dashur të tregojë se ndonëse shteti serb ua ka mohua gjuhën e identitetin nuk ka arrit tua shkëput nga zemra përkatësinë shqiptare. Ndodhi që edhe plaku në Sanxhak edhe vogëlushi në Cyrih ta bartin në gji po atë flamur që na lidh e bashkon pavarësisht nga kufijtë apo edhe oqeanet që na ndajnë.
Pyetje të shumta nga studentë e mërgimatarë
Puna që bën prej vitesh Shoqata e studentëve shqiptarë të Universitetit të Cyrihut “Studenti” që ishte edhe organizatore e këtij takimi, tregon se si studentët tanë krahas asaj që jetojnë e shkollohen vend të huaj, janë vazhdimisht në rrjedhë për atë që ngjet në vendet e tyre të prejardhjes, ndaj edhe donë të din më shumë për të kaluarën. Kjo bëri që edhe sot në këtë takim me gazetarin hulumtues, autorë të dokumentarëve me peshë kulturore, kombëtare e historike, studentët tanë të din të pyesin edhe për tema me shumë peshë për të kaluarën e të sotmen tonë. Po në këtë bashkëbisedim pati edhe ish- studentë që kanë arrit edhe tituj shkencor dhe sot punojnë në institucione të rëndësishme të shtetit helvetik.
Nuk munguan as mërgimtarë të ardhur nga kantone të ndryshme të Zvicrës, ndaj edhe ky takim rrodhi shumë i natyrshëm dhe i afërte për të gjithë.
Kur jemi bashkë jemi më të fortë!
Kjo ishte porosia dhe mesazhi i gazetarit Marin Mema, i cili është përballë me shumë sfida , pengesa e vështirësi në karrierën e tij por edhe që ka përjetua shumë kënaqësi e gëzime duke qenë pari që ka vu në komunikim të ndërsjellët shqiptarë të humbur nëpër botë që deri dje nuk i ka njohur askush nga bashkëkombësit e tyre në trojet etnike.
Ndaj edhe apeli dhe mesazhi i Memës ishte që të jemi të bashkuar që të jemi edhe më të fortë.
Duke ndjek të vërtetën shqiptare, ndiqet edhe vet gazetari!
Njëherësh ai shpjegoi se edhe nga vet shtetit i tij nuk e ka mbështetjen dhe përkrahjen e duhur edh atëherë kur në shtetet fqinje arrestohet dhe ftohet në polici si gjatë vizitës në Shkup, apo edhe shpallet person non- grata dhe dëbohet në shtetin grek, vetëm pse hulumton të vertëtën, e cila u dhemb sidomos shteteve që kanë grabit e plaçkit trojet shqiptare përmes dëbimeve shfarosëse qoftë nga Kurshumlia e Nishi apo edhe Çamëria.
Marin Mema : “Unë jam shqiptar Kosove !”
“Unë jam shqiptar Kosove, do të thotë në një intervistë Mema, sepse stërgjyshërit e mi kane dhënë shpirtin për këtë vend . Unë jam shqiptar Kosove sepse stërgjyshërit e mi nuk shihnin kufij mes Shqipërisë. Unë jam shqiptar Kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovare ! Unë jam shqiptar Kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjerë. Ata janë heronj për mua !!!!”
Pak biografi për gazetarin Marin Mema
Ai është i lindur më 22 mars 1981 në Tiranë dhe është diplomuar për gazetari pranë Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Është gjithashtu titullar i një Masteri për Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Marin Mema është realizues i një sërë dokumentarësh si ai „Shqiponjat kufitare“ për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Bellkamen, Negovan, Follorine, Kostur) Çameria, përse kanë frikë grekët (ku jepet jeta e sotme në këto zona dhe gjurmët që nuk janë shuar) Manastiri në Maqedoni, Sarajevë në Bosnje, Ulqini, Plava dhe Gucia, Reka, Dibra e madhe, komunitetet shqiptare në SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e më tej kanë qenë në fokus të dokumentarëve dhe reportazheve. Ndërsa gusht 2012 është shpallur non grata nga shteti Grek si pasojë e emisioneve të tij me peshë të veçantë dokumentare e kombëtare. Ai është fitues i disa çmimeve të gazetarisë, ndër to edhe i çmimit “Hasan Prishtina”. – 2017.
Dhe krejt në fund, ajo që ra në sy në takimin e Cyrihut, shumica e të pranishmëve donin të kishin një foto me gazetarin Mema, kjo ishte edhe një dëshmi se ia vlen të duash me shpirt e zemër profesionin duke qenë gazetar terreni e jo kabineti!

















































