Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës –
Ministarstvo Inostranih Poslova i Diaspore
Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
K O N K U R S
për vend të lirë pune (Rishpallje):
Pozita: Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh; Data e aplikimit: 10 – 24 shtator 2024
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:
- Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
- Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuterike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese;
- Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore;
- Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt;
- Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore;
- Procedimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinë lidhur me kërkesat e ndryshme;
- Kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë e telefonistit/es në konsullatë.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
- Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit pranues;
- Njohja e gjuhës gjermane(e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
- Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion.
Kandidatët/et të cilët aplikojnë, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në;
- Kopjen e dokumentit identifikues;
- Kopjet e diplomës/ave;
- Letër motivuese;
- Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit);
- Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit).
Këto dokumente mund të dërgohen përmes e-mail adresës:
Consulate.zurich@rks-gov.net
Ju lutem sigurohuni që subjekti i e-mail-it të përmbajë titullin:
“Aplikim për Asistent/e Konsullor/e”.
Pozita: Asistent/e Administrativ/e
Vendi i punës: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh; Data e aplikimit: 10 – 24 shtator 2024
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit të ambasadës ose të konsullatës, i cili është përgjegjës për funksionet administrative. I caktuari në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:
- Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë;
- procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;
- Kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore;
- pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera;
- Kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë dhe konsullatë;
- zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse;
- rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave;
- Mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë e ambasade dhe të konsullatave; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës, furnizimet për ndërrimin e fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera të zyrës, fletë për kopje dhe produkte të tjera të letrës, furnizimet për pajisjet, dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të vogël;
- Kryerja e riparimeve të thjeshta dhe mbajtja e listës së operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës;
- Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të ambasadës ose konsullatës;
- Adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës ose konsullatës;
- procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave;
- Aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informativen dhe
- prokurimi i pajisjeve dhe shërbimeve të TI-së.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
- Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit pranues;
- Njohja e gjuhës gjermane(e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
- Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion.
Kandidatët/et të cilët aplikojnë, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në;
- Kopjen e dokumentit identifikues;
- Kopjet e diplomës/ave;
- Letër motivuese;
- Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit);
- Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit).
Këto dokumente mund të dërgohen përmes e-mail adresës:
Consulate.zurich@rks-gov.net
Ju lutem sigurohuni që subjekti i e-mail-it të përmbajë titullin:
“Aplikim për Asistent/e Administrativ/e”.