Karl Gega, gjeniu austriak me rrënjë shqiptare

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Që në nisjen e trenit nga Vjena për në qytetin e bukur të Grazit, çdo gjë e ndërtuar të kujtonte gjeniun me rrënjë shqiptare me pavdekësinë e veprës së tij madhore, ku ndër të shkëlqyerat mbeti hekurudha me urën madhështore të Semeringut e cila pushtoj lartësitë e maleve drejt Adriatikut. Urat, tunelet dhe gjithë vepra madhore është një mrekulli kohe dhe krenari e zhvillimit njerëzor në gjithë globin. Me emrin e Karl Geges krenohet e gjithë shkenca botërore, e në veçanti kombi austriak ku jetoi dhe shprehu talentin e tij dhe ai shqiptar nga e kishte origjinën e tij.

Për këtë gjeni u shkruan dhjetëra e qindra vepra nga më të ndryshmet, ku jo rrallë u spekulua mbi origjinën e tij, por falë hulumtimeve nga studiues europian, bashkangjitur dhe ata  shqiptarë, u nxor saktësisht gjeneza e argumentuar e familjes Gega.   Studiuesit nga universiteti i Venecias Dr. Alvin Saraçit dhe arkitektit Flamur Ahmeti, organizuan për herë të parë nga shqiptarët, simpozium në Bashkinë e nëntë  të Vjenës më 24 qershor 2005 ku përfundimisht zbardhet origjina shqiptare me fakte e Karl Geges. Më parë prejardhja e tij u trajtuar ne mënyre hipotetike duke e nxjerrë si austriak apo italian.

Kryetari i Austrisë, Franz Jonas, para gjysmës shekullit do deklaron: “Simeringu është një kryevepër e mendjes njerëzore, qe për te gjitha kohët do te mbetet e lidhur me jetën e Gheges”.  Në aktivitetin përkujtues të veprës së Karl Gegës, Dr.Willibald Rosner, drejtor aktivi në St.Pölten do shprehet:  “Carl Ritter Von Ghega ka rrënjë shqiptare, u lind në Venedik si pjesë e bregdetit Mesdhetar, hapësirë me një kulturë të lartë e të zhvilluar. Nga Venediku  e vazhdoi  jetën dhe veprën e tij si qytetar austriak në Austri. Këtu gjeti mundësinë e shprehjes së dijes së tij gjeniale dhe në këtë kuptim  është me vlerë përkujtimi i rrënjëve të tij, mësimi mbi jetën dhe veprën e Carl Ritter Von Gheges”

 

Rrënja…

Karl Gega (1802-1860) U lind nga prindërit shqiptar në Venedik. Babai i tij kishte qenë një oficer marinarine i lidhur shumë me detin, kurse Karli tregoi një dashuri të madhe për matematikë, më e madhe se sa për detin: Ishte inxhinier austriak me origjinë shqiptare. Karl Gega ndërtoi  hekurudhën e Simeringut, prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag..  Pas vizitës së tij në rrethin e ushtarakëve, ai në moshën 15 vjeçar regjistrohet në Universitetin e Padovës, ku pas një viti diplomon duke e fituar titullin akademik Inxhinier, kurse një vit më vonë edhe titullin e  Arkitektit.  Një vit më vonë, pra në moshën 17 vjeçare e arrin titullin, Doktor i Matematikës.

Dr. Alvin Saraçi e argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekën e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara më parë, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishen e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Gheges.[1] “Stërgjyshërit e Karl Gheges dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranë Kotorrit në Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrës me 1479. Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shërbyer si oficere marine dhe zyrtarë te lartë te Republikës se Venedikut. Një dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjën e Ghegeve, qe fillon me Giorgio(Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesëmarrës ne luftën Veneciane te Thesalise kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah”.Cristoforo pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili ne vazhdën e traditës familjare u be oficer marine duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos.

Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez, ku  Semeringu mbetet  kryevepër në kontinent. Pas mbarimit të saj në vitin 1854, ai fitoi titullin Rihter, (Kalorës) dhe do quhet Karl Rihter Gega.  Në kalendarin e figurave historike, Karl Ritter Von Ghega renditet ndër njëqind figurat më të mëdha në historinë e kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Therzes, Franz Jozefit, Kafkes etj

Emri i Karl Gegës dhe Aleksandër Moisiut tani janë ura lidhëse mes dy popujve tanë, këtë e thanë figura të njohura nga të dy kombet.   Sipas hulumtimeve të bëra në trevat shqiptare rreth Karl Gegës, 80 përqind e shqiptarëve nuk dinë fare për te, kjo vjen nga fakti se shumë pak u mësua, shkrua dhe u fol për këtë gjeni me gjak shqiptari. Shqiptarët kanë nevojë të njohin rrënjët e tyre shekujve, sukseset e tyre gjeniale njëri nga të cilët pa dyshim është Karl Gega.