Ismail Kadare shpallet qytetar nderi në Tetovë ( RMV)

Më 25.11.2022 shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare shpallet qytetar nderi në Komunën e Tetovës.

Mes tjerash ai u shpreh “Duhet të më besoni se nuk e kam të lehtë të flas para jush, jo se nuk di të flas fjalë nga më të ndërlikuarat që mund të gjenden në botë sepse kam atë mjeshtri,  mjeshtrinë e fjalës, por sepse çaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pafundme të botës iliro-shqiptare”.

Kadare shprehu falënderime ndaj të pranishmëve, ndërsa tha se ngjarje të tilla pasurojnë edhe të ardhmen që ju përket brezave të rinjë.

Ai për të satën her shpallet qytetar nderi, ndërsa nga Maqedonia e Veriut për herë të parë.