ISH-LUFTËTARËT E BRIGADËS 113 TE UÇK-së „ISMET JASHARI“  

ISH-LUFTËTARËT E BRIGADËS 113 TE UÇK-së „ISMET JASHARI“  

Me 10 prill 2026

Të nderuar studentë shqiptarë të universiteteve në gjuhën shqipe në Maqedoni!

Ne, grupi i UÇK-së „Karadaku“ ju përgëzojmë për demonstratën e bërë nga ju me 6 prill 2026 në rrugët e Shkupit, për mbrojtjen e statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Me këtë rast duam të ju shprehim përkrahjen dhe solidaritetin ton vëllazëror, në përpjekjet tuaja për realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Ju në përpjekjet tuaja për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni nuk jeni vetëm: Me ju janë mijëra studentë shqiptarë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të diasporës; Me ju janë të gjithë shqiptarët që jetojnë në viset e tyre në Ballkan; Miliona shqiptarë të vendosur në vende të ndryshme në botë, dhe me ju jemi edhe ne ish-ushtarët e UÇK-së të grupit „KARADAKU“.

Në emër të grupit të UÇK-së „Karadaku“
Xhemail Selimi