Isa H. Dërmaku
Horizonte kritike për poezinë testament: «Burimi para freskës së Simonidës» nga Bardhyl Mahmuti
Syri që sheh përtej kohës na thotë se Heshtja Vret.
Natyrisht, të meresh me analizat shkencore të shkrimeve të Bardhyl Mahmuti, është përgjegjësi e vërtetë, për faktin se si gjithënjë në jetë edhe në të shkruar është tashmë një krijues i shquar, që diti, din dhe po vazhdon në të njëjtin intensitet të trajtoj tema shumë delikate, por që në të gjitha ja ka dalur mirë e mbarë, sepse i ka mbështetur vetëm në fakte konkret e të vërteta, që është parimi kryesor i secilës dhe të gjitha veprave që pretendojnë të mbajnë vulen e përjteshme shkencore.
Mrekulli e vërtetë, që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm lexuesve të kujdesshëm shqiptar, por edhe ka depërtuar thellë në arenën ndërkombëtare, kryesisht te ata që janë interesi strategjik i kombit tonë, pra te ata që kanë fjalën përfundimtare në gjithë botën.
Vepër brilante, pra madhështore, nuk ka si mos të quhet «Mashtrimi i Madh», 2015, ku gjenden detajet e shpjeguara shkencërisht për Gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovë dhe ate, jo vetëm gjatë Luftës së Fundit.
Analizat e tilla shkencore, demantojnë të gjithë ata që përpiqeshin e përpiqen në një apo formë tjetër t’i japin dorën tinëzare atyre që kanë bërë gjamën kundër popullit shqiptar për më shumë se një shekull pra, Jugosllavia e cila në realite ishte vetëm Serbi e zgjëruar.
Veç shkrimeve, Bardhyli, është tashmë i njohur edhe për veprimet që ishin jetike për UÇK-në, fjala është edhe për bindjen e faktorit vendimarrës ndërkombëtar, si ishin dhe janë SHBA-të dhe BE-ja.
Që, Bardhyli me shoktë, me fuqin e mendjeve bindën se UÇK-ja është një domosdoshmëri absolute për ta nxjerrur nga robëria skllavëruese popullin shqiptarë që kishte mbetur padrejtësisht nën prangat e racizmit serbomadh.
Pastaj, garantimi se UÇK-ja nuk kishte të bënte asgjë me ato që kishin propaganduar dhe propagandonte Serbia, Rusia dhe aletet e tyre, se ajo ishte krijesë që mbron bazat e terrorizmit islamik. Demantimin e kësaj gënjeshtre shekullore serbe, e bëren mençurisht dhe me guxim, pra ashtu si ishte dhe është e vërteta e pakontestueshme.
Pikërisht nga këto fakte, dhe jo vetëm, u fitua ajo që është pritur gjatë, u fitua mbështeja ndërkombëtare për ta fituar Lirinë Kosova.
Meritat janë të shumta, por unë nuk do të ndalem mëtej në këtë kënd, pasi që kam për synim t’i bëjë një vështrim analitiko kritik të Poezis «BURIMI PARA FRESKËS SË SIMONIDËS» Të Bardhyl Mahmuti, botuar në «Bota e re», mars 1989.
Kur lexova rishtazi Poezin në fjalë, pash se kemi të bëjmë me një vepër më shumë se vetëm art, për faktin se vërtetë ishte dhe mbeti një Testament shumë i fuqishëm, që në vazhdimsi përcillej dhe përcillet, emocionalisht deri në tronditje dhe aty aspekti i simbolikës, sespe përçoi e përçon përmes vargjeve dhimbjen e pafundme dhe tmerret e përjetuara gjatë gjithë kohës së gjenocidve serbe ndaj shqiptarëve.
Poezia, si tillë, ja ka dalur mbarë që edhe përmes plotë metaforave shumë cilësore dhe të thella, po sepse, dhembja që ndjen në shpirt e zemër Bardhyli, shndërrohet në një simbol universal të tragjedisë kombëtare që na vinte nga Serbia kolonialste.
Pozia si e tillë përcillet me peshën e madhe e të jashtëzakonshme emocioanale, por asnjëher Autori nuk i ka ikur esencës së racionales, bile as atëherë, kur në vargjet «Terri më shpoi shpirtin / Loti m’u kthye në zemër / Zemra loton gjak», janë simbole shumë të qarta e të fuqishme që dalin nga zemra e autrit që e ndjen dhembjen me tërë qenien e ti, dhembje kjo që nuk është thjesht fizike, por një përjetim shpirtëror dhe ekzistencial i popullit shqiptar. Vet narracioni poetik në kët rast, si puna, kur thika e vrasësit serb që nxjerr syrin e një fëmije shqiptar bëhet një metaforë, bazuar në të vërtetën absolute, për verbërinë morale, politike, njerëzore të botës dhe heshtjet përballë tragjedisë që i ndodhnin nga të gjitha regjimet raciste, vrastare të Serbisë, pra mbi të gjitha ajo Millosheviqiane.
Autori, me aq mjeshtri poetike, përdori Figurën e Simonidës, që Serbia si gjithçka tjetër e ka vjedhur nga kultura popullore shqiptare, që përfaqson një grua ilire të bukur dhe të heshtur, që në këtë poezi ajo bëhet më shumë se vetëm metaforë e keqperdorimit, indiferencës, të dhunshës barbare e masive të okupatorit serb kundër gjithçkaje shqiptare, taman si fëmijut shqiptar që vrastarët nga Serbiaja, ja nxorën syrin.
Autori, me të drjetë dhe përmes artit poetik, konsdieron më shumë se padrejtësi heshtjen, bile ate e ndjen si dhembje, kur as pas këtyre mizorive serbe, nuk veprohet nga ata që duhet të vepronin për ta ndalur marshin racist e vrastar të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Autori, aq bukur përmes artit poetik e vë në skenën e Poezisë, dialogun jo aq imagjinar me Simonidën, përmes së cilës Pozisë ja jep edhe dimensionin e duhur filozofik, në ralitet denoncues kundër mizorive serbe.
Frazat, ta themi, ironike si «Të pëlqen qelqi që kam në grop të syrit?!», për mua personalisht, është kulmi, se si me aq mençuri ja del mbarë të përçojënë kritikë tepër të fuqishme gjithë atyre që mund të heshtin përballë dhunës gjenocidit serb ndaj shqiptarëve përgjithësisht, e fëmijëve veçanarisht.
Kjo, ta quaj më shumë se vetëm kushtrim që del nga zemra, shpirti dhe mendja e Poetit, përcillet me stil poetik gjatë gjithë strukturës së poezisë, e cila është ndarë në vargje krejtësisht të shkurtëra, por me përmbajtje jo vetëm emocioanle sespe aty dhe në to gjithnjë arsyeja, që poeti nuk e harron në asnjë varg të kësaj peozie.
Stili si stili, në asnjë çast nuk e ka atë ashpërsinë iracioanle, përkundrazi dhe gjithnjë mbështjen e gjen në mednjen racioanle, përmes figurave artistikisht të fuqishme si ta zëmë te «Burimi helmi» dhe te «Zemra loton gjak», që thënë të vërtetën shprehin më shumë se vetëm dhembje, pra aty në to edhe zemërimi i matur pra krejtësisht i logjikshëm, sepse përms tyre arrinë të përçon ndjesinë e thellë të autorit, që në fakt është ndjesi nacionale.
Kjo, quhet nga ne si një lloj kritike të domosdoshme sa sociale aq universale, kjo na del si përmbajtje e vet Poezisë, esenca e së cilës mbështillet me kritikë të hapur dhe të drejtë ndaj çdo gjakftoftësie që ka shoqëruar dhe po i shoqëron ata që prodhuan dhe po vazhdonjë me intensitet të shtuar të prodhojnë dhunë mizore e gjenocidiale kundër qenies shqipatre.
Natyrisht, kritika mbetet edhe për ata që nuk do të duhej të heshtnin para mizorive të tilla.
Kjo iniferencë apo verbëri totale morale, thumbohet fuqishëm në vargjet «E njerëzit / Sy / E Vesh / Me lesh», varg ky që vërtetë përçon ate që ka dashur ta përçon Poeti, pra t’i kritikon fuqishëm ata që edhe pse po shohin dhe po dëgjojnë për këso gjenocidesh kundër shqiptarëve, jo vetëm që nuk po reagojnë, por po heshtin sikur të mos ndodhte asgjë. Rrethanat historike, nuk do të duhej të jenë arsyeja e një heshtje të tillë të turpshme, kur Serbia vriste edhe fëmijët e shqiptarëve, si në rastin që i kushtohet poezia, verbërimit të fëmijut shqiptar, nga thika e serbit racist.
Gati të gjitha mesazhet e Poetit, shprehur përmes vrgjeve në Poezi, janë me dimensione të vërteta historike.
Vetë Poezia, sipas meje, është më shumë se vetëm një thirrje modeste, është Kushtrim i vërtetë, se ne kurrë nuk guxojmë të kotemi në djepin e harresës dhe të heshtim përballë gjithë kësaj hataje të krimeve gjenocidiale që Serbia ka bërë gjatë gjithë historisë kundër popullit shqiptar. Këto janë krime gjenocidiale kundër njerëzimit. Si mos të jetë kështu, tragjendia nacionale që u ndodhte shqiptarëve, pra duke përmendur tragjedinë e fëmijeut, Burim Beqiri, Autori nge zërin e arsyes, kundër tragjedisë kolektive-gjenocidin më sistematik të mundshëm që Serbia bënte kundër shqiptarëve, deri te gjenocidi i tipit Holokaustjan.
Si e tillë, Poezia, është shumë e fuqishme dhe në esencën e saj, pra në vetvete, konsdierohet se i ka të gjitha nuancat sa emocioanle, racionale, por aty edhe aspekti estetik dhe ate shumë i qartë, sepse në secilin varg veç e veç, por edhe në tërsisnë e saj, Poezia, nuk përfundon me dëshprime, përkundrazi kemi shpërthime epike me atë revoltën e deatjuar përmes simboleve të thella, që ndjell shpresën se, nëse zgjohemi, do ta shohim dritën në fund të tunelit, pra fotorja është absolutisht e jona dhe ate ap aletrnativë.
Këto, lexohen në shumë vargje shpërthyese, poetike natyrisht, kur dhe sugjerohet se nuk ka alternativë tjetër, pos triumfit kundër dhunës dhe barbarisë serbe, pra fitoja e Lirisë.
Vetë thellimi te Figura e Simonidës, duke e bërë edhe ironin tejet të fuqishme, duke përfshirë referncë konkrete ndaj historisë dhe ata, ajo heshtja e saj simbolike, i bën lexuesit e kujdesshëm ta kenë të qartë simbolikën e saj, pra të vërtetën.
Leximi, kjartë kuptohet faktin se nuk ka nevojë të pyetemi a patëm dhembje, sepse ato përmes fakteve tashmë janë dëshmuar edhe si tronditëse, por që Autori, e ka gjetur alternativën: Luftën për çlirim dhe Liri nga ky tmerr që na ka sjellur Serbi gjate gjithë historisë dhe deri më sot. Pra, loti që na ka bërë vrerë jetën, që kanë dalur nga thikat dhe qelqi…, ishin dhe mbeten burim helmi kundër shqiptarve, që na dha Serbia okuptaore.
Poezia, vërtetë është e mrekuluueshme, pozi lirike, sepse është e mbushur me emocione dhe ndjenja të thella që dalin edhe nga shpirti i Autorit, i cili është dëshmitarë rael i gjithë kësaj padrejtësie serbe, pas parasysh këtu edhe torturat nepër burgjet serbe, që ka kaluar Poeti.
Kjo Poezi, ka në fakt edhe një natyrë elegjike, sespe lidhte drejpërsëdrejti me ngjarje tragjike që krion akoma edhe sot dhembje të thellë për Poetin dhe lexuesit e ti.
Vujatje këto që tejkalojnë imazhet me përmbajtje e kuptime të thella që përmes simbolikës, simbolizojnë jo vetëm dhembjet fizike, por edhe vuajtjet e mëdha shpirtërore gjatë periudhave të dhunshme dhe të errëta.
Fije shprsash, përshkohen përmes frymes së rezistencë për mbijetesë që, Autori përmes kësaj Poezie, ngre akuzë ndaj secilit dhe të gjithëve që në një apo formë tjetër kanë krontribuar në vuajtjet e popullit tonë nën robërinë gjenocidiale serbe.
Përmes dhembjes, poezia kundërshton pasivitetin, aji jep kushtrimin për reszitencë kundër robërisë kalsike serbe.
Poezia si e tillë ishte dhe do të mbetet një pasqyrë e fuqishme e kohës së terrorit gjenocidial që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve, kjo Poezi është një dëshmi e patjetërsueshme e shprehur përmes shpirtit të artit poetik. Aty, reflektimi ekzistencial, shprehur përmes mençurisë së hollë ta themi, filozofike.
Denoncimi, indifernecës është ajo që Autori, shigjeton të gjithë që ju kthejnë shpinën vuajtjeve njerëzore, që vinin nga aimbolika e thikës serbe, mizori këto të përjetuara.
Forca politike e Poezisë, lidhet edhe përmes ritmit, me përpjekjet për të ngritur lexuesit ndërgjegjën por edhe përgjegjësinë, se kështu më nuk mundemi të jetojm, se pa liri jeta është zero.
Për fund:
Poezia, si përmbledhje e tërsishme, ishte dhe është e do të jetë një dëshmi shumë e fuqishme e dhembjes dhe qëndresës ndaj padrejtësive shekullore, por që ka shkaktuar pushtusi okupator serb.
Për të kuptuar kushtrimin:
Liria, nuk vie nga qielli e as me lutje, për te duhet luftohet deri në sakrificat sublime.
Autorit, i dëshirojm shëndetin e mirë dhe të gjitha të mirat në jetë, që të na dhuroj edhe shumë e shumë vlera të tilla kapitale.
Uron: Isa H. Dërmaku, Muhen, 23.03.2025