Gëzuar Festën e Flamurit, në mërgatë e atdhe !

Vetëm një ditë para se të kremtojmë Festën e Flamurit ( 28 Nëntori ), urojmë që ky Flamur Kombëtar, si edhe deri më tash, të na ofrojë dhe e të na bashkojë më shumë në festa familjare e kombëtare. Ky flamur, si askund gjetiu i bashkon shqiptarët, sidomos në mërgatë. Me te bashkatdhetarët u nisën në festa, demonstrata e protesta.

Ndërsa në trojet etnike, po me këtë flamur shqiptarët i dolën zot atdheut. Nën këtë flamur ranë bijat e bijtë tanë në altarin e lirisë. Nën këtë flamur u arritën fitore deri në sakrificë kombëtare…

Me këtë flamur u primë valleve të bukura shqiptare në gazmende familjare e atdhetare. Po me këtë flamur nxënës e studentë në festat shkollore e tradicionale shënuan fitoret dhe arritjet e tyre në shkencë e kulturë. Ky flamur ngritët e valëvitë në fusha e palestra sporti nga i madh e i vogël në mërgatë.
Flamuri ynë kombëtar, është më shumë se simbol. Ndaj edhe sot e gjithnjë na prift edhe si familje edhe si komb, drejtë fitoreve të reja, drejt bashkimit kombëtar. Kësaj aspirate tonë të përhershme kombëtare. Po me këtë flamur në ditët e para u shënua edhe pavarësia e Kosovës, duke ngrit në këmbë shqiptarët anë e këndë botes.
Me këtë rast , duke u uruar të gjithë bashkëkombëseve Ditën e Flamurit, po japim ca pamje që kemi regjistruar në Zvicër e Francë, në manifestimet tona kulturore, shkollore, sportive e rekreative. Por edhe ndonjë foto që kanë bërë miqtë tanë zviceranë, siç na kanë pa në tubime e protesta.
Ndaj edhe me këtë rast, me këto pamje , portali ynë: Prointegra.ch, shqiptarëve kudo që janë ua uron Festën e Flamurit. Gëzuar për jetë e mot!