Gjenerata e parë e normalistëve të Ferizajt nderon ish-mësuesit nga Korça e Elbasani që punuan në Kosovë

<strong>Gjenerata e normalistëve që kreu 53 vjet më parë normalen e Ferizajt gjatë vizitës në disa qytete shqiptare, takoi në Korçë mësuesin 94 vjeçar Selami Kreka, ndërsa në Elbasan pos që vizitoi ish- shkollën normale të këtij qyteti rtakoi edhe të birin e mësuesit atdhetar Hasan Dylgjeri që punoi nga viti 1942 në Kosovë derisa u burgos për shumë vite në Goli Otok  </strong>

<strong>Teksti e fotot: Rexhep Rifati</strong>

Gjenerata ime e normales së Ferizajt, e përberë prej 20 vetash, në shoqërim të ish-profesorit të tyre të matematikës, Gafurr Tasholli vizituam disa nga qytetet shqiptare në Maqedoni e Shqipëri. Me këtë rast në qytetin e Korçës takuam mësuesin 94 vjeçar, Selami Kreka, i cili që nga vitet 1948-1951 shërbeu mësues Kosovë, ndërsa në Ferizaj ishte mësimdhënës i gjuhës shqipe ne gjimnazin e parë shqiptar, derisa burgoset nga udba jugosllave.

Mësuesi Selami shprehi kënaqësinë që Ferizaj nuk e harron dhe deri më tash i ka bërë disa vizita, ndërsa që sipas familjarëve të tij puna e tij arsimore dhe atdhetare pak vlerësohet në Shqipëri. Do theksuar se çdo takim me mësuesin Selami dhe ish-nxënësen e tij në Korçë, Vjollca Mukën e cila edhe ishte e parë që më njoftoj se edhe më tej jeton ky mësues që punoi edhe në disa shkolla të Kosovës, e që tash i kujton me mall gjitha ato vende ku punoi në rininë e tij të hershme, ndaj edhe Kosovën e admiron pa masë. Ndaj edhe kësaj radhe na e këndoj një këngë nga ditë partizane, kur këndonin që në Kosovë e çamëri do të valojë përsëri flamuri Kuç e z (!) gjë që kjo nuk ndodhi ngase autoritetet e vendit e shtrembëruan këtë këngë , duke përmend se në Shqipëri përsëri dotë valojë flamuri kuq e zi, dersa flamuri ishte simbol i këtij vendi!

Më 19 Qershor 2019, bashkë me gjeneratën time të normalistëve, që të gjithë me një moshë mbi 70 vjeçare, në përmbyllje të vizitës treditore, pas Strugës, Pogradecit, Korçës e Voskopojës, vizituam edhe qytetin e Elbasanit.
Kësaj radhe e veçova, ish- pishtarin e arsimit Hasan Dylgjerin, për kontributin e dhënë arsimit shqip në Kosovë që në ditët e para të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Dylgjeri i lindur në vitin 1919 këtu në Elbasan, i cili që në vitin 1944 zgjidhet inspektor arsimi në Rrethin e Gjilanit, për të inspektuar edhe një pjesë të shkollave në komunën e Ferizajt.

Për mua rëndësi të veçantë ka sidomos fakti se ai dha edhe rekomandimin për hapjes e shkollës së parë fillore në vendlindjen time, Komogllavë të Ferizajt. Por, më vonë historiku i këtij mësuesi pat një rrjedhë tragjike, ngase në vend se të shpërblehet ai dënohet me një burgim të rëndë gjashtëvjeçar, për ta vuajtur dënimin edhe në Goli Otokun famëkeq.
Ndaj edhe pas vizitës që i bëmë një ditë më parë mësuesit 94 vjeçar, Selami Kreka, që shërbeu në Kosovë, kësaj radhe në Elbasan takuam të birin e mësuesit Hasan Dylgjeri një mësuesi tjetër atdhetar që shërbeu në Anamoravë, Cen Dylgjerin, i cili na priti me përzemërsi, duke ruajtur kujtimet që babai i tij i foli përherë me shumë dashamirësi e dashuri për Kosovën.
Në shoqërim të Cenës ishte edhe miku i tij, skulptori i mirënjohur elbasanas, Bujar Kapllani, me të cilët i bëmë edhe disa vizita të rëndësishëm qytetit të Elbasanit, përfshi edhe ish-objektin e Normales së Elbasanit, Muzeun Etnografik, si dhe disa objekte kulture e kulti.
Për ne ferizajasit ishte kënaqësi të na priste djali ish mësuesit atdhetar, Hasan Dylgjeri, për të cilin Ferizaj dhe Gjilani edhe sot e gjithherë ruajnë kujtime e nderime, për këtë ish pishtar arsimi që ndër të parët ndezi flakadanin e diturisë në këto dy komuna të Kosovës e më gjerë. Ndërsa mësuesi korçar, 94 vjeçar, tregon se kur erdhi grupi i mësuesve nga Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore, se në Ferizaj i priti dhe përshëndeti inspektori i arsimit, Hasan Dylgjeri , që vetëm pas disa muajsh do të burgoset nga Udba jugosllave si edhe vet mësuesi Selami Kreka, dy tri vjet më vonë.

Ngase mësuesit atdhetar nga Shqipëria përcilleshin në hap nga sigurimi serbo-jugosllav, sepse duke i burgosnin ata e ngadalësonin edhe arsimin e shqiptarëve në Kosovë e gjetiu.

&nbsp;