Gazmend Zajmi – apostulli i Pavarësisë së Kosovës

Në lokalet e Wirtschaftsclub Düsseldorf u promovua monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” e Autorit Nuhi Bytyçi.

Shkruan: Pal Sokoli

Me kujdesin e LSHAKSH- në Gjermani dhe në praninë e shumë dashamirëve të letërsisë dhe të interesuarve për jetën dhe veprimtarinë e Akademik Gazmend Zajmit sot promovuam një vepër të shkëlqyeshme qe na afroj me veprën, me veprimtarinë edhe me jetën e Akademik, Gazmend Zajmit. Në hapje të këtij promovimi z. Pal Sokoli, sekretar i Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani i dëshiroj mirëseardhje gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi dhe e përgëzoi për punën e bërë dhe pastaj përshëndeti të gjithë të pranishmit e posaçërisht, Z. Arsim Gashin, birin e Heroit të Kosovës Xheladin Gashit,  Dr. Shaban Fetajn, Dr. Artan Pula, pinjoll i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës Enver Pula, Kryetarin e LSHAKSH- ne Gjermani z. Dibran Demaku, shkrimtarin dhe publicistin Faruk Tasholli, shkrimtarin, publicistin dhe luftëtarin e lirisë z Martin Çuni dhe aktivistë të tjerë të pranishëm.

Pal Sokoli, pas përshëndetjes u përqendrua në pika të shkurtra rreth biografisë se autorit të veprimtarisë dhe monografisë. “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” Kjo është monografia e dytë pas asaj “Libri i Luftës” 2019 i autorit Bytyqi dhe dy filmave dokumentar “Mbijetesa” dhe “Mbijetesa dhe shkolla” e autorit Nuhi Bytyçi. Pal Sokoli vazhdoi “Për këtë Monografi “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” z. Nuhi Bytyçi ka bërë një punë të mrekullueshme, duke mbledhur dokumente, dorëshkrime e shkrime, foto e intervista nga bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij qe tanimë gjysma e më shumë e tyre nuk jetojnë më, analizimi dhe vlerësimi i tyre në kontestin kohor qe lexuesi ta njeh sot nga afër Gazmend Zajmin, një erudit një patriot, një apostull i pavarësisë së Kosovës qe për fatin e keq edhe pse ishte nismëtar dhe autor i shpalljes së pavarësisë saj nuk e përjetoi pavarësinë e plotë duke ndërruar jetë me 10 mars të vitit 1995.

Albumi familjar dhe të dhëna të tjera në korrelacion më veprimtarin e vet edhe foto më të tjerë janë një kapituj shumë sublim aq sa janë edhe vlerësimet që bëjnë sot edhe udhëheqësit tanë kurë promovojnë jetën dhe veprimtarinë e tij dhe autori Nuhi Bytyçi na i arkivon më shumë pedanteri nëpër kapitujt e kësaj monografie”. Pas përshkrimit të përmbajtjes se 23 kapitujve në monografi kushtuar veprimtarisë se G. Zajmit, meritat dhe kontributet e tij duke përfshirë edhe biografinë familjare të Akademik Zajmit, ngritjen intelektuale aktivitetet në fushën e drejtësisë, bashkëpunimin me intelektualët e kohës, kontributin e tij për Kushtetutën e vitit 1974 dhe 1990, në themelimin dhe avancimin e Universitetit të Kosovës dhe sidomos në këtë periudhë kurë ishte më shumë interes edhe bashkëpunimi dhe bashkëveprimi më Universitetin e Tiranës, mos diferencimi nga demonstratat e vitit 1981 dhe përkrahja në prapavijë e të gjitha nismave dhe apeleve deri të Deklerata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, si dalzotës i të drejtës kushtetuese të vetëvendosjes se shqiptarëve të Kosovës.

Fjalën kryesore për këtë monografi e mori, shkrimtari dhe publicisti, Faruk Tasholli. Z. Faruk Tasholli pasi foli shkurtimisht për veprimtarinë gazetareske të z. Nuhi Bytyçi dhe kurorëzimin e karrierës së tij me shkrimet e përmbledhura pak vite më parë në monografinë “ Libri i luftës” Monografinë që po promovojmë sot “Gazmend Zajmi- një jetë për Kosovën” mund ta quajmë edhe “Libri i paraluftës” pasi rreth këtij emri të përvetshëm, bashkohen shumë emra të tjerë dhe ngjarje të bujshme, që njësinë kombëtare si ishte Kosova në Federatën Jugosllave e futën në binarët e historisë bashkëkohore si subjektivitet shtetëror me një udhëtim të shkallëshkallshëm drejt pavarësisë së plotë. Një nga shtyllat e këtij udhëtimi të mençur, largpamës dhe intelektual ishte edhe Gazmend Zajmi, dora magjike e të cilit sillte akrepat e saktë të kohës drejt rrjedhës së pandalshme të historisë qoftë në themelimin e Universitetit të Kosovës qoftë në ngritjen e statusit autonom të Kosovës si njësi e barabartë e federatës jugosllave me kushtetutën e vitit 1974 por edhe me nxjerrjen e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës që juridikisht hapi rrugë shkëputjes nga federata jugosllave.

Pasi përshkroi gjithë veprimtarinë e Akademik Zajmit si një veprimtari gjithmonë në të drejtë të historisë kombëtar, histori qe bëri Kosovën duke u diferencuar nga padrejtësi qe kishin prodhuar pushtetet antikombëtare. Faruk Tasholli përshkroi veprimtarinë e akademikut nga kjo monografi edhe si histori të Kosovës. Veprimtaria e tij në kohën kurë lulëzoj Universiteti me mbi 30 mijë studentë, koha kurë albanologët dhe ekspertët nga Universitarë shqiptarë ligjëronin dhe vepronin nëpër Kosovë. Pastaj koha e demonstratave të vitit 1981, koha kur diferencimet politike nga mekanizmat politike, policore e pushtetare jugosllave sulmuan intelektualët dhe patriotët shqiptarë dhe deri të kalimi i mbi shtatqindmijë shqiptarëve të Kosovës nëpër zyrat e torturës dhe dhunës policore të kohës. Nëpër gjithë këtë  dramatikë të ngjarjeve veprimtaria e Gazmend Zajmit si shkencëtar, ideolog dhe veprimtar kombëtar ishte në çdo veprimtari kombëtare. Z. Tasholli përshkroi me vëmendje të veçantë edhe kapitullin kushtuar kontributit të Gazmend Zajmit në zhanrin e muzikës. Gazmend Zajmi ishte kompozitor i mbi 200 këngëve të zhanreve të ndryshme të muzikës.

“ sot brezat e rinj kalojnë rreth atyre përmendoreve duke ditur shumë pak për figurat e skalitura në bronz, por përmendorja e Gazmend Zajmit në librin qe po promovojmë sot rrezaton shkëlqim dhe dije qe do mbetët në kujtesë të pashlyer në çdo kohë” përfundoi fjalën e tij Faruk Tasholli.

Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani të pranishmit i përshëndeti kryetari, Dibran Demaku. Z. Dibran Demaku evokoi kujtime për veprimtarinë e gazetarit dhe autorit Nuhi Bytyçi, kontributin e tij në situata të ndryshme vendimtare dhe në fund e përgëzoi për monografinë qe personifikon meritueshëm figurën e akademik Gazmend Zajmit. Shkrimtari, publicisti dhe luftëtari i lirisë z. Martin Çuni, pasi përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoj mikun e tij si gazetar dhe publicist foli për meritat e Gazmend Zajmit dhe plejadës së intelektualëve të kohës së tij. Martini lavdëroi edhe punën dhe kontributin e Nuhi Bytyçit në kohën e luftës. Nuhi Bytyçi ishte ndër gazetarët më të mirë të luftës dhe kontributi tij në informimin e mediave tona dhe atyre ndërkombëtare. Sabri Shehu lexoi disa fragmente nga Libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” qe ishin me rëndësi të veçantë ta kemi një pasqyrim të përmbajtjes së kësaj monografie.

Në fund fjala ju dha edhe autorit Nuhi Bytyçi, i cili pasi përshëndeti përzemërsisht të pranishmit, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e monografisë për një personalitet të madh siq ishte Gazmend Zajmi. Pas realizimit të filmit dokumentar për akademik Gazmend Zajmin e pashë të arsyeshme ta realizoj këtë monografi në mënyrë qe të mbetët edhe në këtë formë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, është kontribut i afër katër viteve punë për ta realizuar këtë monografi, për çka falënderoj familjarët dhe bashkëpunëtorët dhe bashkë kohanikët e Gazmend Zajmit dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribuuan në realizimin e këtij libri.

Pas fjalës përshëndetëse dhe rrëfyese për punën disavjeçare të autorit Nuhi Bytyçi, udhëheqësi i panelit Pal Sokoli hapi diskutimin rreth librit dhe pyetjeve qe mund ti drejtonin autorit. Diskutimet i hapi Dibran Demaku duke pyetur autorin se si Gazmend Zajmi qëndroi pas secilës nismë demokratike dhe juridike për Kosovën por nuk mori asnjëherë rolin udhëheqës. Autori e potencoi bashkëpunimin e Gazmend Zajmit më intelektualët tjerë të kohës e sidomos me akademik Fehmi Aganin, por pa marrë ndonjë post udhëheqës, ajo varej shumë nga modestia e tij. Në diskutime përshëndetje, e pyetje qoftë rreth librit apo edhe për figurat historike të kohës së gazmend Zajmit u kyqën edhe shumë pjesëmarrës tjerë siç ishin: Muhamet Bytyçi, Besnik Kadriolli, Sabri Shehu, Misin Zekolli, Arsim Gashi, Dr. Shaban Fetaj, Dr. Artan Pula, Hakif Berisha, Nazmi Nuha, Gani Nuha, Dukagjin Shamolli etj.

Duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrje në emër të LSHAKSH- në Gjermani dhe organizatorëve të tjerë e posaçërisht të nikoqirit të ambienteve të Wirtschaftklubit z. Lazim Destani të cilin e falënderuan edhe autori edhe pjesëmarrësit, përfundoj promovimi duke kaluar në shpërndarjen me autografin e autorit në aneksin përcjellës të objektit.

Me përshtypjet më të mira të kësaj monografie qe edhe u quajt një përmendore historike për akademikun Gazmend Zajmi lindi edhe ideja e ngritjes së një përmendoreje diku në kryeqendrën e Kosovës.