Gazetari Marin Mema mirëpritet nga mërgimtarët në Uster të Cyrihut

 Disa nga shoqatat shqiptare në Zvicër, kanë shtrirë aktivitetin e tyre në disa lëmenj, pos në organizimin e koncerteve me grupet e tyre edhe me promovimin e librave apo edhe me organizimin e panaireve dedikuar librit. Ndër to shquhet Shoqata shqiptare “Bashkimi” në Uster e cila sivjet, do të shënojë 30 vjetorin e themelimit. Po kjo shoqatë mbrëmë në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizoi edhe një bashkëbisedim me gazetari e mirënjohur të Top Chanenelit, Marin Mema, që zgjati rreth dy orë e ku u trajtuan tema të ndryshme, sidomos me ato që lidhen me punën e tij hulumtuese e gjurmuese prej një kronisti shumë dinamik e deri te temat e natyrës politike në trojet etnike.

Teksti Rexhep Rifati

Fotot Afrim Nevzadi

Në takimin e mbrëmshëm, me 17 Shkurt 2023, pasi kryetari i Shoqatës Shqiptare “Bashkimi”, Guxim Alushi, që njihet për fjalë pak e punë shumë, gazetari Marin Mema shpalosi përshtypjet disa nga udhëtimet gjurmuese prej një gazetari të shquar terreni, ku ai ndjek tema nga e kaluara po edhe e sotmja e që ngjallin shumë interes për shkak të karakterit të tyre sa historik aq edhe kombëtar. Veçmas ato tema që lidhen me etnitetet shqiptare që tashme thuaja se janë shkri shkaku i pushtimeve dhe presioneve të papara që janë shkaktuar nga regjimet shoviniste të fqinjëve tanë që vazhdimisht përmes pushtimeve të tokave tona anë bërë ç`mos që të asimilohet popullsia etnike shqiptare.

Autori i shumë emisioneve dhe cikleve dokumentare tejet të popullarizuara, siç është ai “Gjurmë shqiptare”, veçmas u ndal edhe tek udhëtimi i tij i fundit në mesin e shqiptarëve në rrethinën e Tito Velesit në Maqedoninë e Veriu, ku edhe më tej është bërë i pa mundshëm mësimi amtar, ndaj edhe i luti mërgimtarët që të bëjnë ç`mos për mësimin dhe kultivimin e gjuhës sonë si në familje ashtu edhe në mësimin plotësues shqip, pasi që gjuha është bazamenti dhe palca identifikuese e çdo kombi.

Karakteristike e këtij takimi se këtu nga anë të ndryshme të Zvicrës kishin ardhur mërgimtarë nga anë të ndryshme të trojeve etnike, ndaj edhe secili nga ta pyetjet e drejtonte nga tema që lidhen me regjionet nga kanë migruar e sidomos nga regjioni i Kosovës Lindore, gjegjësisht Luginës së Preshevës, apo Strugës e Kërçovës në Maqedoninë jugore.

Mema përkujtoi se edhe grupe të vogla, madje edhe ato individuale mund të kenë një efekt, të veçantë, duke e marr shembull një vajzë të re që ka ndërmarrë një aksion për hapjen e një biblioteke në Manastir, atje ku edhe u mbajt Kongresi i Alfabetit, por që ndihet me të madhe  ngufatje e shqipes si në arsim ashtu edhe në kulturë, pasi që dukshëm është zvogëluar edhe popullata shqiptare.

Të pranishmit inkurajuan gazetarin Mema që të vazhdojë, po me këtë dije e guxim me këto udhëpërshkrime gjurmuese, pavarësisht pengesave që mund të has, ngase emisionet e tij përherë përcillen me shumë kërshëri e interes në diasporën tonë të madhe në Perëndim.