Në pallatin Kultur Forum të këtij qyteti u organizua një eveniment grupesh kulturore shqiptare, ndërsa që autoritetet nikoqire vlerësuan pozitivisht integrimin e shqiptarëve në rrjedhat zhvillimore të shoqërisë zvicerane
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Nga viti në vit po shtohet interesimi i të rinjve zviceran për tu marr me tema që lidhen me jetën e shqiptarëve, qoftë nga trojet tona etnike, apo edhe nga jeta e komunitetit tonë këtu në Zvicër. Veçmas çështja e integrimit, shkollimit dhe prosperitetit të brezit ka tërheqë interesimin e shkollarëve të ri zviceran, qofshin ata në shkolla të mesme apo edhe në universitete, që të trajtojnë tema për shqiptarët nga këto fushë-veprimtari.
Madje trajtimi i këtyre temave, ka kaluar të gjej zbatim praktik edhe në manifestime të përbashkëta shqiptaro-zvicerane. Kështu ndodhi që edhe qytetin e Amriswilit, në pallatin Kultur Forum, të dielën e kaluar më 13 shtator, të organizohet një eveniment i përbashkët kulturor me emërtimin ”Festa”, ku u përfshin edhe shoqëritë kulturo-artistike „Sharri“ nga Romanshorni, grupin “Aktrimi” Cyrih dhe “Dielli” nga vet qyteti i Amrswilit. Në këtë eveniment kishin edhe përfaqësuesit e disa subjekte të tjera shqiptare, që veprojnë prej vitesh në këtë anë, me qellim të forcimit të urave të miqësisë me popullatën vendase, ishte e pranishme edhe zonja Shukrije Ramadani, drejtuesja e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Cyrih, përgjegjësja për kulturë dhe migracion në qytetin Amriswil, zonj. Madeleine Rickenbach, kandidati për deputet nacional në Parlamentin e Zvicrës, Arbër Bullakaj e përfaqësues të jetës ekonomike, kulturore e sportive nga kantoni i Turgaut dhe kantoneve fqinje.
Për një organizim të tillë, thuaja se nismëtare kishte qenë familja Lochbaum, gjegjësisht vajza e kësaj familje, Vanesa Lochbau, e cila për temë mature kishte përzgjedhur integrimin dhe shkollimin e shqiptarëve të ri në Zvicër, gjegjësisht në kantonin Thurgau, duke pas edhe mbështetjen e moshatarëve të saj shqiptarë. Pas hapjes së manifestimit nga prezantuesja e Valbona Gashi. Lidhur me integrimin e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera në këtë mjedis, ku një e treta e popullsisë janë me prejardhje të huaj, zonj. Madeleine Rickenbach, përkujtoi se pavarësisht se mjaft nga këta të huaj kanë rrënjë dhe prejardhje tjera kulturore ata janë mirë të inkuadruar në rrjedhat e shoqërisë zvicerane.
Në sallën e stolisur me simbole shqiptare e zvicerane, por edhe me prezantimin e disa botimeve të autorëve shqiptarë, vëmendje e të pranishmëve e tërhoqi kandidati për deputet nacional, Arbër Bullakaj, ndaj edhe shumëkush kishte dëshirë të kishte një foto me te, me dëshirë që ai të fitojë votat e mjaftueshme për të përfaqësua shqiptarët në Parlamentin e Zvicrës. Ndërkohë gratë shqiptare kishin sjell edhe ca ushqime nga kuzhina jonë tradicionale, ndërsa një agjenci turistike ekspozoi një video-film me pamje nga trojet shqiptare.
Dy nga organizatorët e këtij manifestimi inxhinieri i diplomuar, Agron Berisha dhe, Ekrem Çoti, drejtues i shoqërisë “Dielli” dhe mësuesi i edukatës fizike në shkollën e Arbonit, fëmijët e të cilit po ashtu ishin pjesë e këtij programi, deklaruan për portalin , Prointegra.ch , se shqiptarët në këtë kanton janë tejet aktiv në jetën ekonomike e shoqërore dhe se edhe pala zvicerane po tregon interesim gjithnjë e më të madh për inkuadrimi e tyre të gjitha rrjedhat e jetës së këtij mjedisi. Fakti se në këtë kanton veprojnë aktivisht 4-5 shoqëri kulturo artistike dhe ku shkolla shqipe funksionon relativisht mirë, tregon se në këtë anë shqiptarët me prejardhje nga të gjitha trojet shqiptare, janë pjesë aktive edhe në aktivitetet të përbashkëta me popullatën zvicerane dhe komunitetet e ndryshme që jetojnë në këtë mjedis.