Të gjithë ata që mbrëmë patën rastin të përcjellin në Shliren të Cyrihut programin festiv të organizuar nga Konsullata e Kosovës do ti mbajnë gjatë në kujtesë të gjithë ata fëmijë e të ri të talentuar që me zërin e tyre sollën në skenë një nivel të lakmueshëm arti si në këndim ashtu edhe në ekzekutim
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Programi i mbrëmshëm, kushtuar 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i organizuar në restorantin “Salmen” të Shlirenit në afërsi të Cyrihut, me formën e organizimit dhe paraqitjen e artistëve të moshave kryesisht të reja në skenë, shumica nga ta të lindur në Zvicër, bëri që të jetë krejt ndryshe nga ato që jemi mësua të shohim viteve të fundit, kur në skenë defilon dhe dominon grupe artistike. Kësaj radhe përparësi nga ana e organizatorit i ishte dhënë individëve të talentuar, që talentin e tyre premtojnë se do të jenë do të jenë zëra të fuqishëm në skenat edhe më serioze , si shumë talent që sot na prezantojnë me shumë dinjitet në skenat evropiane.
Këta të ri me talentin e tyre ishin edhe një dëshmi se brezi i tretë i mërgatës shqiptare në shtetin helvetik, tregon se nuk do të jenë mburrja jonë vetëm sportistët e talentuar, por edhe këngëtarët me prirje dhe aftësi të veçanta. Ndoshta edhe jam ende nën atmosferën e asaj që përjetuam mbrëmë, ndaj edhe mund të mos jem edhe aq objektiv.
Përndryshe, kësaj radhe para se diplomatët e përfaqësuesit e ministrive, apo përfaqësuesve të partive zvicerane, do të përmendi emrat e artistëve tanë të ri, që nesër do të na bëjnë edhe më krenar. Edhe atë filluar nga emrat që tashmë prej vitesh janë kthyer në yje të vërtetë muzikore, si : Elina Duni, Fatjeta Barbullushi apo edhe Altin Asllani. Po gjatë kësaj mbrëmje me një këngë kushtuar hero Agim Ramadanit u shqua këngëtari Isuf Rashiti.
Ndaj edhe duhet mbajtur mend gjatë emrat e violinistes Eliza Pintolli, të këngëtareve Albion Rexhaj dhe të motrave Anesa dhe Alea Jakupi dhe të kitaristes Qëndresa Sadriu apo edhe të vogëlushes simpatike Lorenta Zejneli me recitim mbresëlënës.
.
Sa i përket rrjedhës së programit ajo filloi me himnin e Kosovës , ekzekutuar me violinë nga vogëlushja Eliza Pintolli, e me një këndim të korit të grave “Lyra” të Cyrihut dhe me një përshëndetje të shefit të Konsullatës së Kosovës, Islam Spahiu, i cili në pika të shkurtra përkujtoi rrugëtimin mundimshëm që pati Kosova deri te pavarësia, meqë rast përmendi sidomos rrolin historik që patën Presidenti Rugova dhe komandanti legjendar, Adem Jashari.
Më pastaj përshëndeti ambasadorja e Kosovës në shtetin helvetik, Nazane Breca, e cila veçoi kontributin e Zvicrës në marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën edhe atë në gjitha sferat që nga periudha e paraluftës , njohja e pavarësisë dhe periudha a zhvillimore e pasluftës.
Ajo nuk la anësh pa përmend edhe kontributin e mërgatës sonë të madhe në Zvicër e cila gjithnjë e më tepër po bëhet j vetëm faktor integrimi por edhe zhvillimi në këtë vend, por edhe si urë e rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve dhe dy popujve.
Nga Kosova merrnin pjesë në këtë tubim festiv zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve strategjike, Faruk Nura, bashkë me një ekip, i cili edhe përshëndeti të pranishmit duke ua uruar festën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa që nga Kosova nga Ministria e jashtme kishte udhëtua sekretari i kësaj ministrie, Fitim Sadiku me një ekip. Përndryshe financiarisht këtë koncert e ka ndihmuar Ministria e Diasporës dhe zhvillimeve strategjike.
Së fundi nga folësit, ishte e edhe deputeti i parlamentit evropian nga radhët e partisë SVP të Zvicrës Alfred Heer i cili veçoi marrëdhëniet e mira midis Zvicrës e Kosovës, i cili veçoi edhe rolin e grupit të tij parlamentar në Parlamentin Evropian për të mbështet në mjaft raste Kosovën.
Karakteristikë tjetër ishte se ky tubim festiv u shfrytëzua edhe si një tribun elektorale për deputetë ri kantonal nga partitë e ndryshme me përfaqësim edhe të disa kandidatëve shqiptar me shtetësi zvicerane, bashkëbisedim këtë të cilin e udhëhoqi politikani nga Lucerni, Pirmin Müller.
Pas një pauze disa vjeçare aktrimi e moderim mbrëmë sërish në rolin e moderatores ishte Fitore Vata, një emër i njohur vite më parë i grupit teatror “Aleksandër Moisiu” të Cyrihut.























































