“Drita” e “Dardania”, sot me program të përbashkët festiv në Kreuzlingen të Zvicrës

Në kuadër të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ansambli “Drita” nga Kreuzlingeni është organizator dhe nikoqir i evenimentit festiv që do të mbahet në Dreispitz Sport und Kulturzentrum në ora 19.

Kësaj radhe si ansambël mysafir është SH.K.A. “Dardania” nga Winterthuri, ndërsa që programin e plotësojnë edhe këngëtarët e mirënjohur Nikollë Nikprela dhe Afrim Leka nga Kosova. Si zakonisht, këto dy grupe artistike jemi mësuar ti shohim me një pjesëmarrje masive të anëtarëve, por edhe me programe cilësore të admirueshme për mërgimtarët tanë.