Dr. Ornela Radovicka:  Arti është subjektiv dhe behet me sytë e skulptorit

( Letër e drejtueses së Qendrës albanologjike “Gjergj Kastrioti” mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe në Frasnitë(Kalabri), drejtuar skulptorit Gëzim Muriqi)

 Pse u përfol për ngjashmërinë e shtatores së Gjergj Kastrioti me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pikërisht ditën kur ishte e ftuar Parlamentarja Spiropali (e cila ishte thjesht një figurë, sepse asnjë ndihmë konkrete nuk kishte dhënë as për shtatoren dhe as për spostimin e saj. Pse heshtën gjithë këto muaj?  Tetë muaj përpare skulptura nuk ngjante me Edi Ramën dhe sa u duk Spiropali i ngjan Edi Ramës ???!!!  

I nderuar Gëzim Muriqi

Pata fatin t’Ju takoja personalisht ditën e Konferencës mbajtur me rastin e ditës së themelimit të Horës arbëreshe ku do të vendosej shtatorja  pranë Bashkisë së Hora të arbëreshëve në Sicili.

Dua të them që në fillim se më bëri përshtypje modestia juaj, i heshtur, në atë sallë ku të gjithë kërkonin të ishin protagonist kur si ju, i aneksuar, me atë fytyrën e në artisti që shikimin e hedh metafizik, dhe skalit në shpirt çdo contur.

Dhe JU ishe atje mes atyre njerëzve si  ajo presja,  në formë dhe në përmbajtje, ku asnjëherë nuk shndërrohet në pikë sepse le gjithmonë hapësirë për debat, ide…dhe me sa pash ju këto i mirëprisni..

Edhe pse ishe pjesë e asaj katedre,( por që meritoje të ishit në podium) vura re se ti për gjatë gjithë kohës ndenje në këmbë. Për një çast më kujtove Beckenbauer kur një ditë pyeta tim atë pse ai nuk ulej si të gjithë trajnerët e tjerë. Im atë mu përgjigj: sepse respekton lojtarët e tij që rrinë 90 minuta në fushë. Qëndrimi në këmbë është emocion dhe kjo gjë mua më arriti.

Emri juaj u përmend, por askush nuk shpenzoi dy fjalë më tepër për Ju. Imagjinoni që unë vetëm në momentin e fundit e mora vesh se kush ishte Skluptori i veprës.

Mendoj se strukturat shoqërore, ne vlerësim e njerëzve te punës  kane patur gjithmonë hapësirën piramidale.

Ne  ato tavolinat  gjerarkike ku nastradini ynë thoshte:

«Ha binish mish»….ku edhe prifti kërcen nga belaja..

Tavolina te tilla  jane ndryshe  nga ajo e tavolinës  rrumbullake Artur, ku te gjithë  janë te barabarte, e ku, gjendet  ajo «gota e  shampanje» virtuale e shpirtit fale te atij e protokolli  për ata njerëzit e vyer te cilët duhet te ishin përfshirë, për kontributin e tyre ne boten arbërore. Nuk janë shume, janë pak, por qe jo gjithmonë ka tepër kohe për ta, sepse shpesh  skenën e mbajnë   ata qe iu jep gishtin te marrin krahun.

Kjo dobësi bene qe ne këtë eveniment internacional  shume autoritete te «eklipsohen».

Ju shkruaj si çdo qytetar i thjesht, si një motër nga Shqipëria që i shkruan një vëllait me banim në Kosovë, që mendon se ka nevojë në këto momente për një mbështetje reale, që meriton të flitet për art dhe jo për politizim.

I nderuar Z. Muriqi. I thonë një fjalë

Punën e beje Unë, meritat i merr Ti..!!

Unë punoj e ti më gjykon!

Por pa një retorik pyes veten:

Pse u përfol për ngjashmërinë e shtatores së Gjergj Kastrioti me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pikërisht ditën kur ishte e ftuar Parlamentarja Spiropali (e cila ishte thjesht një figurë, sepse asnjë ndihmë konkrete nuk kishte dhënë as për shtatoren dhe as për spostimin e saj, kishte qenë thjesht një e ftuar  si të tjerët në podium nga Z. Petta, por që mori hapësirën më shumë se sa ç’ duhej ose se sa i takonte, por me politikanët e Shqipërisë kështu ndodh. Fasada është pjesë e protokollit të tyre) kur skica e shtatores ishte bërë e ditur publikisht dhe qarkullonte në rrjetet sociale që nga muaji Janar, tetë muaj më parë?  Pse heshtën gjithë këto muaj?  Tetë muaj përpare skulptura nuk ngjante me Edi Ramën dhe sa u duk Spiropali i ngjan Edi Ramës ???!!!

Nuk do te ndalem ne këtë polemikë, se nuk dua te bëhem as qesharake e as preh e lojërave politike e veglave të tyre,  ku shpesh herë i mjerë popull bie në këto kllapa, ku me hire apo pa hire  do te ndjekësh atë aksiomën ku 1 +1=3, sfere e atij  boshti te teoremës: Thirri  derrit Dajo» apo hedh budallai një gurë në liqen dhe të tjerët turren.

Iku koha e deleve mor vëllezër, koha ka evoluar.

Vëlla  Muriqi, më vjen keq për atë turmë që foli (si e “ëma e Zeqos në majë të thanës”  dhe i jepnin ngjyrën politike kësaj vepre që të politizuar asgjë nuk ka) se  do t’iu vinte mirë nëse dikush do të bënte diçka të mirë në shërbim të kombit ti shtrembërohej ose më mirë të them ti hidhej baltë  identitetit të veprës?

Është një vepër e Geert Lovink Ossessione kolektive që bëjnë mirë ta lexojmë e të reflektojmë.

Për mua shtatorja nga ana artistike  është e një stili potent “Viking”, në stoicizmin e tij .

E, në në të njëjtën kohë për madhështinë dimensionale të saj më dha aspektin e Mozes në Vatikan, Maestoze kur i afrohesh.

Simbolin e Ujkut e lidha me Romën,(Remolo e Romolo) me të cilin na lidhin Ilirët, që i dhamë asaj gjashtë imperator dhe qenë themelues të saj, por edhe me  Arbëreshët që themeluan një atdhe të dytë  në këtë tokë pellazge.

U çuditën për Ujkun?

Kafsha hiperboreane, përfaqësuesja e  dritës origjinale fillestare,(dituria dhe ndërgjegjja).Në mitologjinë e thënë pellazge  aurora quhet gjithashtu lykauges do t’i lejonte gjithashtu të shihnin në errësirë dhe kjo është simbol se Gjergji ishte Strateg, Ujku është kafsha që rri vetëm por edhe në grup, dhe Gjergji ishte trim sa i vetëm dhe me shokë

Nuk mungonin simbolet e Diellit,  apo yllit, përkrenarja, shpata, shqiponja dykrenare që dihen që na përkasin.

Gjergji, paraqitet në veprën tuaj sa militar\ ushtarak, por aq etnik me fustanellën, me format e këpucëve në formën e opingave, apo me palat e këmishës gjysëm krahu.

Për sa i përket portretit kur komentojmë kemi parasysh vizionet tona.

Ju ka hasur në jetë që keni dashur dikë dhe e keni humbur e tiparet e tij i asocioni me dikë tjetër? Kështu ndodh edhe në optikën e atij që përjeton veprën. Ne kërkojmë atë që dëshirojmë

Kush kërkon Edi Ramën gjen Edi Ramën. Kush kërkon Lenin gjen Leninin, apo Stalinin.

Ndërsa unë në vështrim burrëror hasa një profil të një njeriu sa profan aq edhe i perëndisë. Në vështrim i ashpër, personifikohej mitologjia, ku bashkohet Hera me Martën.

Portreteve të Gjergjit i kemi të shumëllojshme, por kanë gjithmonë atë profil që shpesh na jep një moshë madhore, një Gjergj të “ Altri tempi”, shpesh trup të shkurtër. Portreti i Gjergjit është pjesë e enigmatikës, nuk kemi fotografi se nuk ekzistonin në atë epokë dhe artistët vendosin artin e tyre në funksion të imazhit të tij.

Nëse shtatoren do ta ishte të shkurtër Çfarë do thoshin se e ka bërë si “ Lipja nga Lushnja apo si Napolon Buonaparti?

O vëllezër që gjykuat skulptorin. Hiqeni mendjen se i gjatë, e gjigand  është vetëm Edi Rama. Të gjatë kanë qenë kapedanët arbëror që morën rrugën drejt Italisë,

Të gjatë kanë qenë malësorët  tanë dhe gjatësia, duam apo s’duam ne  është karakteristikë është edhe një nga kanonet e estetikës.

Arti ka rregullat e veta.

Të bëjmë fajtor autorin se e bëri shtatoren gjigand?

Pikaso i dha artit  formën e kubit”, Dali “ deformimin”, Carafaggio i dha drit- hije, Modigliani  i dha formën Ovale, Botteri i bëri me ca kg më shumë, por sot për sot ngelen veprat me të shquara  botërore..

Që ne shqiptaret edhe Perëndisë me te mire ne absolute do ti nxjerrim defekti këtë e dija, por te politizosh një shtatore me figurat  politike te Shqipërisë, ku  ne këtë rast ashtu siç e përmenda disa herë më lart ku shteti shqiptar i Shqipërisë nuk hyn fare, përveç  prezencës simbolike të atyre pak minutave  te zonjës Parlamentare Elisa Spiropali, kësaj i thonë  siç thotë populli , «s’ka b..th te rri».

Mendoj se Arti është subjektiv, dhe behet me sytë  e piktorit  e jo me sytë e tu, por mund te behet edhe me vizionin  tënd, me kritiken tende, por brenda asaj zone ku nuk preket dinjiteti i tjetrit, ku nuk kalohet ne ofendime!

Arti nuk është instrument dogmatik(se ndryshe nuk është art) Jemi pjesëmarrës  te kritikes por nuk  jemi askush qe  te gjykojmë! Mjaft gjykuam se nxjerrim vetëm injorancën!

Vëlla Muriqi  më vjen keq që e  këto reaksione shqiptarët e Shqipërisë,( nuk më pëlqen të them shqiptar i Shqipërisë apo i Kosovës por në këtë rast jam e detyruar) por me sa shoh na i ka merre mendjen politika, në vend që të  mësohemi qe ne jete ka edhe te jesh «Donator »  për të mirën e kombit gjë të cilën ne shqiptarët e Shqipërisë  pak e njohim.

Me parlamentaret tanë  ne shqiptarët e Shqipërisë mund të reagojmë si të duam se vet i kemi zgjedhur, “Mamicat” tona i vetëquajmë ose vetëquhen, por mos të OFENDOJMË  INTELIGJENCEN  E POPULLIT  ARBERESH, të cilët  e pranuan këtë shtatore  me dëshirën e tyre si  dhurate nga emigrantet shqiptar  te Kosovës, te cilët ngushtuan buxhetin e tyre, morën rrugën dhe kaluan çaste te lumtura me vëllezërit e tyre Arbëresh, dhe rriten bashkëpunimin, vëllazërinë, midis dy vëllezërve me , me te njëjtën gjuhe, me gjak te shprishur neper bote!

 

Po e përsërisë Arti është estetik mund te na  pëlqej apo mos te na  pëlqej.

Arti është ide, dhe idetë provokojnë, hapin mendime, kontraste, por askush nuk ka te drejte te shtypi ato, ti insturmetalizojë nën formën e politikës

Ta transformojë atë si përdorim për çështjet e veta  politike kjo do te thotë hegjemoni kulturave, dhe  është krim për artin!

Vëlla Gëzim, ju uroj suksese të mëtejshme.

Nga e gjithë kjo histori pate një avantazh,  se si i thonë asaj fjale pavarësisht se çfarë flasin mjafton që flitet, dhe më i popullarizuar bëhesh dhe më i famshëm emri juaj. Shpresoj që kjo buferë mediatike  që të ndihmojë për vepra të tjera.

I urojmë shtatores qëndrim të mbarë në atë tokë arbërore shekullore që është e destinuar për të jetuar në shekuj.

Shpirti i arbrit rron!

Gjithë të mirat!

Ornela Radovicka

Qendra albanologjike “Gjergj Kastrioti” mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci Frascineto\ Kalabri