Dija është forcë mbi forca!

Të nderuara motra e vëllezër!

Viti shkollor 2020-2021 filloi, gjuha shqipe thërret!
Thërret porosia e Rilindësve tanë, e shkruar me gjakun e tyre për dje, sot, e nesër.
I shenjti i shkronjave shqipe, Papa Kristo Negovani, tha fjalët e fundit:
“Vramëni, po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipave për të shkruar gjuhën shqipe”
Porosi madhore, më shumë se hyjnore, më shumë se gjaku: barazi me LIRINË!
A, mundemi të mos dëgjojmë!
A, mundemi të mos veprojmë!
Patriotizmi nuk është fjalë, është më shumë, është vepër, është djersë e përkushtim!
Kjo nuk i ka munguar shqiptarit, nuk i mungon, nuk do t’i mungon!
Gjuha shqipe është gjuhë e zemrës e çdo shqiptari.
Kudo!
Fjala shqip ka rrënjë, ka lule, ka plis!
Ka tastierë, ka këngë, ka dëgjim, ka adhurim, ka valle, ka dashuri,
Ka ATDHE!
Detyrim: Përkushtimin për fëmijët tanë! Pa gjuhë s’jemi shqiptarë!
Jemi pa identitet, pa shpirt, pa dinjitet, jemi pa liri!
Përpara drejtë shkronjave!
Dijes!
Dija është forcë mbi forca!
Urime!