Deputeti kosovar i diasporës shpjegohet në mediat zvicerane

Deputeti kosovar nga Dörflingeni, Faton Topalli, e arsyeton përdorimin e lotsjellsit në Kuvendin e Kosovës. Miku i tij, Osman Osmani, deputet në Parlamentin e Schaffhausenit, nuk ka përse të distancohet nga ky akt.

Në Parlamentin e Kosovës kohëve të fundit është përdorur dy herë gaz lotsjellës për ndërprerjen e punimeve të tij. Në këto zhvillime është i përfshirë edhe një shqiptaro-zviceran nga Dörflingeni, deputet i Lëvizjes Vetvendosje në Kosovë, Faton Topalli. Kjo e ka nxitur medien e këtij regjioni «Schaffhauser Nachrichten» ta shohë çështjen më nga afër.

fatonQë në fillim të artikullit, gazeta ia jep fjalën Faton Topallit ta sqarojë punën. Dhe, ai i referohet marrëveshjes me Serbinë për asociacionin e komunave serbe, i cili – sipas Topallit – nuk është konform kushtetutës së Kosovës dhe e synon ndarjen e vendit më dysh, «edhe atë mes 5 për qind serbëve dhe 95 për qind shqiptarëve». Popalli polemizon edhe me bashkësinë ndërkombëtare, e cila këtë asociacion e sheh si një formë për integrimin e serbëve. Por për topallin, i cili nuk është kundër integrimit të tyre, kjo nuk bëhet nga lartë poshtë, por anasjelltas. Me marrëveshjen për asociacionin, sipas Topallit, do të ndaheshin më dysh edhe komunat dhe administrata…, siç është për shembull Mitrovica. Shkurt: do të krijohej një Bosnjë e dytë. Arsyeja tjetër për gazin lotsjellës është demarkacioni me Malin e Zi. Topalli i thotë gazetës se, «sipas ekspertëve, Malit të Zi i dhurohen 10’000 hektarë tokë». Ai shpjegon që hidhërimi që kishte çuar te lotsjellsi ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes prapa krahëve të Parlamentit, pa e ratifikuar paraprakisht ai. «Kjo bie ndesh me kushtetutën».

Partitë opzitare në Kosovë kishin grumbulluar 20’000 nënshkrime kundër marrëveshjes, transmeton media. Ndërkohë Topalli pledon për atë që me serbët e Kosovës të negociohet vetë, jo mendërmjetësimin e vendeve të tjera. «Lotsjellësi është shenjë e pafuqisë së opzitës»; bota duhej më parë të merrej me shkeljen e kushtetutës nga ana e kryeministrit. Topalli kujton që edhe UE-ja e konsideron të korruptuar qeverinë e Kosovës, por kur ia do puna – ajo nuk druan të bashkëpunojnë me të. «Po matet me kute të ndryshme», konstaton deputeti. Topalli deklaron se prej 32 vjetësh që jeton në Zvicër, nuk ka parë ndonjëherë që një ambasador i huaj ta urdhërojë shtetin se çfarë duhet të bëjë, sikurse që ndondh përditë në Kosovë.

ooNë të njëjtin artikull, gazeta e sjell edhe mikun e Topallit, deputetin socialdemokrat në parlamentin e Schaffhausenit dhe anëtarin e komitetit social-politik të Vetvendosjes – Osman Osmani. «Shumëçka nga ajo që thuhet në media për rastin, nuk është e vërtetë», pohon Osmani. Fakt është vetëm se parlamenti i Kosovës prej dy muajsh nuk po funksionon. Dhe, opozita po anashkalohet sistematikisht dhe në mënyrë antikushtetuese nga qeveria.

Rasti i fundit nuk është i vetmi, shpjegon Osmani dhe pohon që «duhet parë njëherë se çfarë nënkuptohet me demokracinë në Kosovë». Ai akuzon qeverinë se po reagon në mënyrë antidemokratike. Osmani veprën e Topallit as nuk e arsyseton, as nuk distancohet nga ajo. Mirë që nuk ka pasur dëme në njerëz dhe materiale. ks (dialogplus.ch)