Blerim Rrecaj: Kur vijnë mërgimtarët – poezi

Blerim Rrecaj

LIRI E BARDHË

Te Drini i Bardhë
Rrjedhë mendimesh të bardha
Fëmijët mbajnë në duar punimet
Me duart që lëshojnë pëllumbat
Për nder të Ditës së Çlirimit
Me mbishkrimet:
«Paqja fillon me një buzëqeshje»

KUR VIJNË MËRGIMTARËT

Kur vijnë mërgimtarët
Ditët ngjallen
Tjerafare bëhen
Me shpirt të përbashkët
Hedhim valle ritmike të gëzuara
Endemi nëpër këngë malli të (pa)harruara
Sofra shtrohen nëpër zemra
Nëpër vatra
Tjera frymëmarrje ndjehen
Nëpër mozaikë peisazhesh

VERANDË ME KËMBËT NË DET

Në verandën e një bar restauranti
Me këmbët në ujë
Në fillim të detit
Kafenetë përpara
Puhia përkëdhel
Si shpirt nëne
E ulur rrijmë
Ulur dhe qeset me fruta
Që morëm në treg
Në këtë mëngjes Shëngjini
Me sy hapur
Me zemra drejtuar kah ëndrrat e pavdekshme

ËNDËRR NË NATYRË

U shtriva
Në faqen
E butë
Të Prevallës
E nisa
Të ëndërroj
Për mbarë
E për mirë

KULUMBRIA E GËRMISË

Gëmusha e madhe
Në hyrje të Gërmisë
Qenka kulumbri
Hyra nën të pashë frutat e bukura
Nëpër degët me therra kërcënuese
Një e këputa
Duke ecur e shijova
Bërthamën e saj
Në tokën e Gërmisë e hodha
Me shpresë se do të mbijë
Një tjetër kulumbri po kaq e mirë

SHI I ËMBËL VJESHTE

Mesditë mestetori
Një kalavesh me gjethe
E ngjyrosin ca pika shiu që bien
Me ngjyra dredhëze
Me ngjyra pjeshke

SKAJ NEWBORN-IT

Te kafenetë
Skaj Newborn-it
Jashtë
Pasi që votoi vëllau
Ulemi e pijmë
Bashkë