Bashkia e qytetit të Nju Jorkut mban akademi në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

 

 

Ambasadori, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka na njofton për portalin tonë prointegra.ch se në  New York City Hall, në kuadër të festimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt një akademia solemne e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, që bashkoi këshilltarët e saj me bashkatdhetarët tanë në kremten e ditëlindjes se 17-të te Republikës së Kosovës.

Selia e kryeqytetit të botës, kumbonte mbrëmë shqip.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!,- thuhet në njoftimin e ambasadorit Reka.